Lejohet këndimi i ezanit me altoparlant në pesë kohët e namazit në xhaminë me minare të Shoqatës Kulturore Islame që i përket boshnjakëve në qytetin Karlskrona, në rajonin Blekinge të Suedisë. Personat e ardhur në xhami para xhumasë kanë dëgjuar të përlotur teksa ezanin e parë me altoparlant e ka kënduar përpara namazit të xhumasë kryetari i Shoqatës Kulturore Islame, Abdulrahman Tamarji, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për AA, Tamarji, tha se në Suedi kanë marrë leje për herë të parë për këndimin e ezanit me altoparlant në pesë kohët e namazit, por se aktualisht këtë leje do ta përdorin vetëm para namazit të xhumasë.

“Lejen për ezanin do ta përdorim para namazit të xhumasë vetëm një herë në javë. Për shkak se xhamia jonë ndodhet brenda lagjes nuk e di se çfarë reagimesh do të marrim. Mendojmë që me kalimin e kohës të bëjmë vlerësimet dhe të veprojmë sipas saj. Nderi i këndimit të ezanit me altoparlant më takoi mua. Jam shumë i emocionuar dhe i ngazëllyer”, është shprehur ndër të tjera Tamarji.

Duke theksuar se në rajonin Belkinge të Suedisë për herë të parë ka një xhami me minare, Tamarji ka theksuar se 5 vite më parë aplikuan për ndërtimin e minares në bashki dhe se leja e ndërtimit doli 50 ditë më parë. Duke rikujtuar se minaren e kanë ndërtuar brenda një muaji, Tamarji ka nënvizuar se minaren e kanë dizajnuar plotësisht sipas stilit osman.

Ezani i parë me altoparlant në Suedi u këndua katër vite më parë në xhaminë Fittja Ulu të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), e cila ndodhet në lagjen Fittja në rajonin Botkyrka në Stockholm. Në xhami që prej vitit 2013 këndohet ezani me altoparlant para namazit të xhumasë.

Para shumë vitesh, (diku nga vitet ’91-’92) lexoja me shumë vështirësi shprehjen arabe: “E vërteta qëndron lart, asgjë nuk qëndron mbi të!”, qendisur me një kaligrafi artistike, mbi një cohë të zezë, (bashkë me ca ajete e lutje), varur në ballinën e faltores së dikurshme të Parrucës.
Sot, e shijoj me shumë kënaqësi thelbin e këtij shënimi të vjetër mistik, teksa, duke medituar në heshtje, marr frymë thellë, shoqëruar me një falënderim plot

mirënjohje ndaj All-llahut, për mirësinë e Udhëzimit në fé; sa herë dëgjoj e lexoj përditë e më shumë për orkestrimin e “goditjeve” ndaj Islamit dhe trashëgimisë islame në trojet tona!
Zelli me të cilin luhen këto pjesë “artistike”, ta shton edhe më shumë ndjenjën e fajit karshi hakut ndaj kësaj Thirrjeje të Madhnueshme Islame dhe shërbimit me mish e shpirt ndaj saj!
Zot më fal për mangësitë e mia dhe shërbimet e pamjaftueshme në këtë drejtim! Shtoma forcën për të shërbyer pa ndërprerje, pa fjalë, pa zhurmë, plot bindje e dashni, plot mall e zell, derisa fryma e fundit të më dalë! – (E bëj shpesh këtë lutje, në formë e dimension)
“E vërteta qëndron lart, asgjë nuk qëndron mbi të!”, të tjerat vijnë pas, nëse arsyetojmë me qetësi…
Ëmbëlsisht, duket se nga krejt horizontet dëgjohet ajeti 29 i sures “El-Kehf”: [Dhe, ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj…”], që mbush botën me garanci, se e ardhmja është e dritësimit të së Vërtetës mbi kotësitë dhe taborrat e tyre..!

Imam Muhamed B. Sytari

Nuk falja namaz rregullisht dhe harrova se ku gjendet xhamia. Disa netë para fillimit të muajit të Ramazanit të vitit 1999 rashë të flejë si zakonisht. Isha në shtëpinë time. Pashë qudi në gjumë. Isha në shtrat dhe flija. Pastaj më erdhi gruaja ime dhe filloi të më zgjojë. Bërtita: “Çfarë don!” Por befasia ishte se ajo nuk mund ta dëgjonte zërin tim. U mundua të më zgjojë përsëri, e unë përsëri parashtroja pyetjen e njejtë, kurse ajo edhe më tutje nuk më dëgjonte. Shkoi e frikësuar dhe thirri motrat dhe vëllezërit e mi. Shkuan dhe u kthyen me një mjek. Befasia tjetër ishte se edhe ai nuk kishte mundësi të më dëgjojë. Më kontrolloi dhe u tha se kam vdekur. Ata filluan të qajnë dhe të mërziten për mua edhe pse unë nuk kisha vdekur. Por nuk e dëgjonin zërin tim. Kështu i shikoja gruan time dhe vëllezërit e mi duke u folur atyre, por ata edhe më tutje nuk më dëgjonin. Dëgjoja se si bisedonin për xhenazen time. Më dërguan drejtë varrezave, kurse unë i bërtitja secilit që kalonte pranë meje se jam i gjallë dhe se nuk kam vdekur, por asnjëri prej tyre nuk më përgjigjej. Pastaj më përgatitën dhe më pastruan dhe shkuan pas meje në xhami që të ma falin namazin e xhenazes. Atëherë i fola imamit dhe i thashë se jam i gjallë dhe se nuk kam vdekur, por imami nuk u përgjigj. Unë madje i dëgjoja ata dhe i shikoja, kurse ata më injoronin.
Pas namazit më dërguan drejt varreve dhe filluan ta përgatisin varrimin tim. Më futën në një gropë. I bërtita të fundit që pashë, ndërmjet tij dhe mua ishin dërrasat… I thashë se nuk kamë vdekur dhe “mos më varros”. Nuk mu përgjigj. Mbi mua hudhnin dhe. Mu kujtua fjala e të Dërguarit sal­lallahu alejhi ve sel­lem “Me të vërtetë i vdekuri i dëgjon hapat”. Dëgjova hapat e tyre deri sa largoheshin prej meje. Atëherë u vërtetova se jamë në një hapësirë të errët. Më erdhën dy njerëz dhe njëri u ulë te këmbët e mija, kurse tjetri te koka. Më pyetën: “ Kush është Zoti yt?” Nisa të them: “Zoti im është… Zoti im është… “E di se kushë është Zoti im, por nuk di se si kam harruar. Gjithashtu më pyetën: “ Kush është i Dërguari yt?” Prap nuk munda të kujtohem se kush është i dërguari im. Dhe gjithashtu më pyetën se cila është feja ime, kurse unë e përsërisja të njëjtën gjë por nuk mundesha të kujtohem. Në koken time më silleshin familja, vetura dhe shitorja ime. Pastaj erdhen me një qekanë të madh dhe më goditen aq shumë në ballë, sa që bërtita dhe i zgjova ata që flinin në shtëpi…”Çke, pse po bërtet? Zgjohu!”, filloi të më thërrasë gruaja ime. E kuptova se krejt kjo kishte qenë vetëm ëndërr dhe menjëherë pas zgjimit dëgjova ezanin e sabahut. Mu përcaktua edhe një jetë, kurse kjo ëndërr qe shkak për udhëzimin tim dhe të kapurit fort për fenë, zvogëlimin e haramit dhe të gjërave që më largojnë nga Xheneti. Elhamdulil­lah, pranova nënshtrimin ndaj All­llahut! Tani jetoj në lumturi dhe rehati të plotë së bashku me gruan, fëmijët dhe vëllezërit e mi. Lus Allllahun që të më merr shpirtin duke qenë i nënshtruar ndaj Tij!

Po ndjesinë e zemrës që sikur resht së rrahuri për një sekondë?

Ajo për të cilën po flasim në këtë artikull ka të bëjë me rrahjet e shpeshta dhe të çrregullta të zemrës, një fenomen që zgjat krejt pak, por që mund të ndodhë shpesh, jo vetëm kur jeni në lëvizje, por edhe kur jeni ulur, shtrirë ose duke qëndruar në heshtje.

Lajmi i mirë është që jo të gjitha rastet e rrahjeve të shpeshta të zemrës janë një tregues i një problem shëndetësor që ka prekur këtë organ.

Ndonjëherë, rrahjet e shpeshta të zemrës shkaktohen nga situatat kur zemra sforcohet nga stresi, sëmundjet, dehidratimi ose aktiviteti fizik.

Shkaqe të tjera të rrahjeve të shpeshta të zemrës përfshijnë:

Shtatëzania

Përdorimi i tepruar i kafeinës

Simptoma të tjera mjekësore

Marrja e ilaçeve

Duhani dhe produktet e tij

Ja pesë mënyrat më të mira se si mund të mbani nën kontroll rrahjet e çrregullta dhe të shpejta të zemrës në kushtet e shtëpisë, ose kur ju duhet të vizitoni një mjek, dhe mbi të gjitha për pasjen e një zemre të shëndetshme.

1. Provoni teknikat e vetëqetësimit

Stresi mund të shkaktojë ose përkeqësojë rrahjet e çrregullta të zemrës. Stresi dhe ekzaltimi i tepërt mund të rrisin nivelet e adrenalinës.

Menaxhimi i stresit nëpërmjet vetë-qetësimit ju vjen në ndihmë.

Provoni të qëndroni ulur me këmbë të kryqëzuara dhe merrni frymë ngadalë me hundë dhe nxirreni nëpërmjet gojës.

Përsëriteni këtë ushtrim disa herë deri sa të ndiheni më të qetë.

2. Ushtrimet për stimujt nervorë

Nervi vagus luan një sërë funksionesh përfshirë atë të ndërlidhjes së trurit me zemrën.

Ushtrimet që kanë të bëjnë me këtë nerv e stimulojnë atë dhe ndihmojnë në rregullimin e rrahjeve të zemrës.

Stimujt nervorë mund t’i bëni në shtëpi, por së pari duhet të merrni mendimin e mjekut.

Bëni një dush të ftohtë. Shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë ose vendosni mbi të një peshqir të lagur me ujë të ftohtë apo një kompresë për 20-30 sekonda.

Shoku i të ftohtit ndihmon në stimulimin e këtij nervi.

3. Pini ujë

Dehidratimi mund të shkaktojë rrahje të çrregullta të zemrës, sepse gjaku përmban ujë dhe kur jeni të dehidratuar, gjaku trashet më shumë.

Sa më i trashë gjaku, aq më fort duhet të punojë zemra ta dërgojë atë nëper vena.

Pulsi shtohet dhe rrahjet janë më të çrregullta dhe më të shpejta. Nëse e ndieni një gjë të tillë, pini një gotë me ujë.

Nëse vini re se urina ka një ngjyrë të verdhë të errët, atëherë pini më shumë ujë për të shmangur rrahjet e shpeshta të zemrës.

4. Riktheni ekuilibrat e elektroliteve

Elektrolitet ndihmojnë në transmetimin e sinjaleve në të gjithë trupin.

Disa prej elektroliteve që i bëjnë mirë zemrës janë: Kaliumi, Kalciumi, Magnezi.

Shumica e këtyre elektroliteve merren më mirë nëpërmjet ushqimit.

Avokado, bananja, patatja e ëmbël dhe spinaqi janë burime shumë të mira të kaliumit.

Nëse dëshironi të rrisni dozën e kalciumit, konsumoni më shumë barishte me ngjyrë të gjelbër dhe produkte bulmeti.

Barishtet së bashku me arrorët dhe peshkun janë një burim i shkëlqyer i magnezit.

Kujdes me kripën. Shumë njerëz marrin më shumë kripë nëpërmjet ushqimeve të paketuara, produkteve të mishit dhe ushqimeve të shpejta.

5. Shmangni stimuluesit

Zemra është e ndjeshme ndaj substancave të ndryshme.

Pijet dhe ushqimet me kafeinë

Alkoli i tepërt

Disa ilaçe kundër të ftohtit dhe kollës

Ilaçet kundër oreksit

Ilaçet kundër sëmundjeve mendore

Ilaçet kundër tensionit të lartë të gjakut.

Këto janë gjërat nga të cilat duhet të hiqni dorë ose të konsumoni më pak, nëse dëshironi që zemra të rrahë siç duhet.

Sa herë ju ka ndodhur të zgjoheni në mes të ditës dhe të ndiheni në faj për të gjitha punët e pabëra dhe pamundësinë për t’i bërë më për shkak të mungesës së kohës. Artikulli i mëposhtëm shpjegon të mirat e zgjimit herët, referuar dhe një libri të publikuar së fundmi mbi “Mëngjesin e mrekullive” nga Hal Elrod (The miracle Morning).
Pyetja që shtrohet krejt natyrshëm pasi zgjohesh çdo ditë me ndjesinë e mos përmbushjes së detyrave dhe afateve të papërfunduara, është a dëshironi të zgjoheni sërish pa motivim, me dëshirën për të qëndruar ende në krevat?
Faleminderit, por jo!
Kjo do duhej të ishte përgjigja e të gjithëve, dhe për të arritur këtë ju tregojmë sekretin: Zgjohuni herët!
Kjo është një praktikë që e ndjekin mijëra njerëz të suksesshëm, ndaj padyshim që ka diçka prej të cilës mund të mësojmë. Megjithatë, çështja nuk është të zgjohesh fiks në orën 5:30 apo në 6 por në çfarëdolloj ore (mjaft herët- pavarësisht dashurisë së madhe për krevatin) që ju lejon të kryeni të gjitha aktivitetet e nevojshme, në mënyrë që kjo të ketë një impakt pozitiv në gjendjen tonë shpirtërore, në produktivitet e deri në ‘nivelin e lumturisë’.

Duhet të krijoni një rutinë të përditshme zgjimi në të njëjtën orë dhe të planifikoni të gjitha aktivitetet që do t’ju ndihmojnë në organizimin e jetës suaj të përditshme, si më poshtë:

1. Mos mendoni për asgjë tjetër dhe përqendrohuni.
Bëhet fjalë për meditimin. Provat shkencore për përfitimet e kësaj praktike janë gjithnjë e më të shumta dhe këshillohet që jo me patjetër duhet të qëndrosh këmbëkryq për një orë, pasi mjaftojnë dhe 5 minuta nëse praktikohet rregullisht, duke ju bërë të ndjeni menjëherë efektet pozitive të këtij aktiviteti. Mund të provoni dhe aplikacione që mund t’ju ndihmojnë si një guidë në fillim (Headspace dhe Calm).

Teknika e thjeshtë që sugjerohet:
1. Uluni në një vend të rehatshëm duke mbajtur shpinën drejt
2. Mbyllini sytë ose shikoni në një pikë fikse para jush
3. Përqendrohuni tek frymëmarrja: me bark, me kraharor
4. Shijoni qetësinë e momentit, provoni të jeni të përqendruar tek frymëmarrja dhe mos mendoni për asgjë tjetër
5. Nëse vini re se mendja juaj kthehet tek mendimet e zakonshme, mos kini frikë. Rrini të qetë dhe rifilloni të përqendroheni tek frymëmarrja.

Përfitimet: Ndiheni më pak të stresuar dhe arrihet një qetësi më e madhe mendore. Me pak praktikë, do të ndiheni vërtetë ‘tjetërkund’ pasi t’i keni hapur sërish sytë.

2. Shkruani (10 minuta)
Përkushtimi ndaj të shkruarit, qoftë dhe për pak minuta, mund t’ju ndihmojë shumë. Ju lejon të kuptoni ‘gjendjen’ e gjërave dhe situatave, si dhe të kuptoni se çfarë ka më tepër rëndësi.

Si për shembull ju mund të shkruani:
1. Shkruani 3 gjëra ndaj të cilave jeni mirënjohës: familja, një lajm i mirë, një eksperiencë pozitive, një objektiv i arritur me sukses..
2. Shkruani mendimet e momentit
3. Rishkruani detyrat dhe objektivat që doni të realizoni brenda ditës
4. Shënoni një citim apo një shprehje që ju motivon e doni ta memorizoni
5. Ruani kujtimin e diçkaje që keni mësuar apo realizuar

Në fillim shkruani në një ditar komplet të bardhë, ndërsa më tutje mund të krijoni një ditar të personalizuar me një strukturë pyetjesh dhe informacionesh sipas preferencës. Përfitimet: Do të ndiheni më të qetë dhe të përqendruar. Do të bëni një përmbledhje të progreseve tuaja dhe të gjërave pozitive që ju ndodhin në jetën e përditshme.

3. Memorizimi i objektivave (10 minuta)
Ka plot gjëra për të bërë. Mund të zgjidhni një ose të përshtatni tre, sipas dëshirës.
1. Pohimet. Fraza që i përsërisni vetes, që përshkruajnë personin që do donit të bëheshit.
2. Vizualizimi: Kur vizualizoni, duhet të imagjinoni veten ndërsa me këmbëngulje realizoni dëshirat ose ndërsa kaloni momente të bukura. Duhet menduar dhe imagjinuar në të njëjtën kohë, ndjesia që mund të provoni në ato momente.
3. Rikujtoni objektivat. Është momenti për të përcaktuar programin tuaj javor, ose të përcaktoni objektivat që duhet të arrini ose gjërat që duhet të kujtoni për një kohë më afatgjatë. Për shembull: “Të kaloj një ditë fantastike me familjen time, sepse janë prioriteti im kryesor”.
Përfitimet: është karikuese dhe motivuese për ditën. Ndihmon në kujtesën e gjërave që duhet të bëni, motivet përse dhe sesi duhet t’i arrini në praktikë.

4. Lëvizni vendit (1 sekondë ose një orë e gjysmë)
Ka një motiv përse personat e suksesshëm praktikojnë sport, rregullisht; kanë kuptuar se duhet të jesh në formë për të arritur objektivat e për të jetuar një ditë me ritmin e duhur. Nëse doni të jeni dhe ju në formë duhet t’i përkushtoheni ushtrimeve fizike qoftë dhe pa pajisje të veçanta, pa u rregjistruar në palestër dhe pa asnjë detyrim tjetër. Kjo është e mundur:

1. Bëni vrap, qoftë dhe për 20 minuta, të paktën sa për të filluar
2. Ndiqni programe të famshme stërvitje për të paktën 10 minuta
Ideja është të jesh në lëvizje dhe trupi të jetë sa më aktiv që në mëngjes; çdo mëngjes! Mund të praktikoni sporte të çfarëdollojshme, të shkoni në palestër, apo të bëni ushtrime trupore ne shtepi.
Përfitimet: Praktikimi i sportit, qoftë dhe për pak minuta, ju ndihmon të zgjoheni tërësisht, të shkarkoni stresin, të jeni plot energji. Dhe natyrisht ndihmon në një fizik e trup të shëndetshëm.

5. Lexoni (20 minuta)
Librat janë një burim dije të pashtershme. Çfarëdo objektivi që të keni, qoftë vrapimi në një maratonë, të beheni të pasur, të udhëtoni përreth botës, librat janë ata që mund të na shërbejnë më shumë për gjithçka.
Leximi për të paktën 20 minuta në mëngjes nënkupton përthithjen e informacioneve dhe dijeve që mund t’i praktikoni menjëherë për të arritur objektivat tuaja. Bëni përmbledhje për librat që ju kanë shërbyer më shumë dhe nisni të lexoni libra këshillues, produktiv dhe motivues.
Përfitimet: Persë të mos përfitosh nga eksperiencat e të tjerëve? Përfitoni shumë në pak kohë. Do të ndiheni mjaft të pasur si individë. Dhe nëse u thoni dhe të tjerëve çfarë keni mësuar, mund t’i ndihmoni dhe ata.

6. Bëni një bilanc personal
Bëni gjithmonë një bilanc të arritjeve tuaja duke inkurajuar veten dhe për arritje të tjera, gjithnjë e më të mëdha. Me vendosmëri dhe motivim mund të arrini më të mirën tuaj, çdo ditë, çdo minutë.

Allahu i lartesuar ka thene:”…Dhe hani e pini,por mos e teproni…”(A’raf,31) .. Ngrenia e tepert eshte e papelqyeshme,ndersa ne te ngrenit pak ka shume dobi.Kjo ben qe trupi i njeriut te jete me i shendetshem,kujtesa me e mire,te kuptuarit me e qarte,nevoja per gjume me e pakte…” Demet e te ngrenit teper: “Ne te ngrenit e tepert ka tejmbushje te stomakut e prishje te ushqimit te patretur.Kjo shkakton semundje te ndryshme,keshtu qe personi ne fjale kerkon me shume kurim sesa ai qe ha pak.”Disa mjeke thone:”Kurimi me i mire qendron te vleresimi i pershtatshem i ushqimit qe konsumohet.”Profeti Muhamed alejhi selam e ka shpjeguar kete ne menyre te plote,

qe eshte e njejte me fjalen e mjekeve,kur ai thote:”Njeriu nuk mund te mbushe ene me te keqe sesa stomaku i tij.Eshte e mjaftueshme per njeriun te haje disa kafshata sa per te mbajtur shpinen e tij.Dhe nese eshte e nevojshme per me shume,atehere te lere nje te treten e stomakut per ushqim,nje te treten per uje dhe nje te treten per ajer.”

Rreth 9% e grave vuajnë nga mungesa e hekurit dhe për më tepër nuk janë as në dijeni. Hekuri është një mineral që merr pjesë në shumë funksione metabolike ndaj niveli i ulët i tij mund të shoqërohet me jo pak probleme shëndetësore. Më poshtë Living do të përmbledhë 10 shenjat paralajmëruese të mungesës së hekurit.
Lodhje kronike
Trupi e përdor hekurin për të krijuar homoglobinën, substancën e gjendur tek qelizat e kuqe të oksigjenit që transmetojnë oksigjenin. Është mungesa e hekurit ajo që na bën të ndihemi të lodhur, pasi qelizat nuk furnizohen me gjak.
Kjo gjendje është gjithashtu shkaku i mospërqëndrimit dhe mungesës së dëshirës për të bërë gjëra.
Marrje fryme

Nëse qelizat tuaja nuk furnizohen me oksigjen, ju do të keni vështirësi në frymëmarrje, ose do të gulçoni dhe pas aktivitetit më të lehtë fizik si ngjitja e shkallëve.
Lëkurë e zbehtë

Kjo është gjithashtu një shenjë e një numri të ulët të qelizave të kuqe të gjakut.
Dhimbje muskujsh dhe thonj të dobët: Mund të keni mungesë të mineralit të hekurit.
Urina në ngjyrë të kuqe apo rozë nuk shkaktohet vetëm nga ushqime të caktuara, por dhe si pasojë e uljes së nivelit të hekurit. Burimi: WomensHealth living.al

Megjithëse tatuazhi është një modë në rritje, ai është një veprim primitiv që e kanë bërë njerëzit që në kohët e lashta, ndërsa Islami i ndaloi nga kjo vepër e shëmtuar dhe aspak hijeshuese (sipas mendimit tim), prandaj Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, tha: “Allahu i mallkoftë ato që bëjnë tatuazhe, atyre që u bëhet, ato që shkulin vjetullat dhe ato që prishin bukurinë, që ndryshojnë krijimin e Allahut” (Buhariu nr. 5587, Muslimi nr. 5538).

Nëse thirret vjehrra për shkak të rrespektit nënë, nuk ka ndonjë të keqe në këtë, edhepse ka prej dijetarëve të cilët nuk e kanë pëlqyer një gjë të tillë. Porse thirrja e saj nënë, është sikur thirrja e ndonjë fëmiu apo të riu: O biri im, me qëllim të afrimit dhe dhembshurisë, dhe jo me qëllim të konsiderimit të tij fëmijë tëndin. Apo sikur përdorimi i thirrjes së me të vjetërve: O axhë, edhepse ai nuk është xhaxhai yt.

Kështuqë, përdorimi i kësaj shprehje për nderim dhe rrespekt është i lejuar, dhe nuk ka ndonjë ndalesë në këtë.
Ndërsa thënia se unë jam biri apo bija e filanit, duke mos qenë i/e tij është e ndaluar. Thotë Muhamedi (salallahualejhiveselem) thotë: “Prej shpifjeve më të mëdha është të thirret dikush në emër të atij që nuk e ka babë..”. (Transmeton Buhariu)Dhe thotë: “Kush thirret në emër të atij që nuk e ka babë, duke e ditur se nuk e ka babë, Xheneti për të është haram – i ndaluar”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Transmetohet nga Enesi, Allahu qoftë i kë- naqur me të, se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Të vdekurin e për-cjellin tri gjëra: Familja e tij, pasuria e tij dhe veprat e tij. Dy kthehen kurse njëra mbetet me te. Kthehet familja dhe pasuria e tij, kurse me të mbetet vetëm vepra e tij”. (mutefekun alejhi). Ç’farë do të bësh kur të vijnë ty dy melek,të cilët ulën me ty dhe të qortojnë. Të pyesin: Kush është Zoti yt? Cila është feja yte? Kush është i Dërguari yt? Tani ndoshta mund të përgjigjesh shumë lehtë, por në atë gropë… në atë varr…në atë errësirë… përgjigjeja yte do jetë sipas veprave të tua.

MOST COMMENTED

  Nga studimet mbi rruzullin tokësor mund të formohet lehtë një listë mbi “ekuilibrat e elementëve të domosdoshëm për jetën”. Astronomi amerikan Hjuxh Ros ka...
error: Content is protected !!