Dijetari i njohur, Sufjan Theuri, na tregon: “Gjersa bëja tavaf rreth Qabesë, vërejta një njeri, i cili, për çdo hap që bënte, i çonte salavat Muhammedit a.s. Iu afrova dhe e pyeta: – O njeri, ti po i dërgon vetëm salavat Muhammedit a.s., ndërkohë që ke lënë tesbihun, tekbirin dhe tehlilin (fjalët: subhanallah, allahu ekber dhe la ilahe il-lall-llah.) Me siguri për këtë ke ndonjë arsye të vlefshme? Kur njeriu pyeti për mua dhe pasi që iu prezantova, ai më tha:

– Sikur të mos ishe i huaj, nuk do ta tregoja rastin tim dhe as që do ta zbuloja fshehtësinë time.

Atëherë njeriu filloi të tregojë: – Njëherë u nisa me babanë tim për në haxh, mirëpo gjatë rrugës ai ndërroi jetë dhe fytyra iu nxi krejtësisht. Unë ia mbulova fytyrën dhe po prisja që të kalojë ndonjë njeri, i cili do të më ndihmonte për ta varrosur babanë. Duke pritur, erdhi nata dhe unë rrash të bëj një sy gjumë. Në gjumë pash në ëndërr një njeri, e që më parë njeri më të bukur se ai nuk kisha parë, e as teshë më të bukur, të veshur prej ndonjë njeriu, nuk kam parë.

Njeriu erdhi pranë babait tim, ia zbuloi fytyrën dhe filloi që ta prek me duart e tij fytyrën e babait, ashtu që fytyra e tij mori një ngjyrë shumë të bukur bardhësie.

Posa njeriu filloi të largohet, unë e kapa për fundin e teshës dhe e pyeta:

– O rob i Zotit! Kush je ti që, në këtë mërzi, të vish dhe me mëshirën e Allahut të bësh që babai im të duket kaq i bukur?

I panjohuri m’u përgjigj: – A nuk më njeh? Unë jam Muhammdi, i biri i Abdullahut, pra i Dërguari i Allahut. Edhe pse babai yt ishte mëkatar, ai mua më dërgonte shumë salavat, dhe pasi që i ndodhi ajo që edhe vet e pa, ai e pati lutur Allahun për ndihmë, kurse mua për shefa’at – ndërmjetësues tek Allahut. Prandaj dhe unë shpejt erdha për t’i ndihmuar, pasi që është privilegj i imi që t’ju ndihmojë të gjithë atyre që më dërgojnë salavat.”

Në fund njeriu tha: “Kur më doli gjumi, pash se fytyra e babait ishte zbardhuar, dhe që nga ai moment, gjithmonë i dërgojë salavat Muhammedit alejhis-selam.

* (Salavati mund të bëhet në mënyra të ndryshme. Ja një prej tyre: Allahumme sali ala muhammedin ve ala ali muhammed.)

Post navigation

Një zë dëgjohet nga retë
Ibrahimi po vështronte me vëmendje perëndimin e diellit nga dritarja e dhomës së tij, ndërkohë që ju kujtua se çi kishte ngjarë gjatë kësaj dite ndaj i foli motrës së tij.

Ibrahimi: Fatime, Fatime.

Fatimja: Po vëlla.

Ibrahimi: Jam tejet i gëzuar, sot kam dhënë sadaka.

Fatimja: Porse kërkohet që të mos i thuash askujt për një gjë të tillë, në mënyrë që Allahu ta shumëfishoj shpërblimin, sepse Allahu e do të që jep sadaka në fshehtësi.

Ibrahimi: Por Allahu na do kur ne i kryejmë veprat e mira dhe nuk i fshehim ato.

Fatimja: Kjo është e vërtetë, por cili është shkaku që ta thuash atë para njerëzve, ndërkohë që ti veprën e mirë e kryen përpara Allahut?

Ibrahimi: Po e vërtetë, përse ta shpreh atë para njerëzve ndërkohë që Allahu më ka parë tek e kam kryer këtë vepër të mirë?

Babai: Selamu alejkum bijtë e mi.

Fëmijët: Alejkum selam babi.

Babai: Çka ndodhur që debatoni me kaq entuziazëm të madh?

Fatimja: Po flisnim rreth sadakasë, vlerës që ajo ka dhe si mund ta kryejmë atë në fshehtësi.

Babai: Meqënëse po flisni për sadakanë do tju tregoj një histori të bukur të cilën ia ka treguar Profeti salallahu alejhi ue selem shokëve të tij.

Njëherë e dikur ka qënë një burrë që po ecte nëpër shkretëtirë, ai kishte humbur rrugën dhe e kishte kapur një etje e madhe.

Ky burrë iu lut Allahut që ta udhëhiqte të gjente rrugën e të mos endej akpma i humbur në shkretëtirë.

Burri: O Zot! Vapa është tejet e madhe e unë jam lodhur nga ecja e nuk po di nga të shkoj, më udhëhiq e më udhëzo o Ti i cili udhëheq ata që janë në mëdyshje, Ti që je udhëzues për atë që i ka humbur udhëzimi; o Ti që je mik për atë që i kanë humbur miqtë; më udhëhiq o Mëshirues.

Babai: Kur pa pritur ky burrë dëgjon një zë që vinte nga reja e thoshte: Ujite kopshtin e Abdullait.

Burri: Vallë nga vjen ky zë? Sa habi, zëri po vjen nga reja që është sipër!

Ibrahimi: Po pse flet reja o babi?

Fatimja: Vërtet, si ka mundësi një gjë e tillë?

Babai: Të gjitha krijesat kanë gjuhën e tyre të veçantë, të gjitha ato e madhërojnë Allahun, porse ne nuk mund ta arrimë që ta kuptojmë mënyrën se si e madhërojnë ato.

Ibrahimi: O babi, po çndodhi më pas?

Babai: Ky burrë po vështronte renë, ndërkohë që ajo filloi të lëshonte shi.

Burri: O Zot! Po bie shi, por ku po zbret vallë ky shi, patjeër duhet të shkoj e ta shoh.

Babai: Dhe ashtu bëri, ai ndoqi renë derisa arriti në një kopësht të bukur në mesin e shkretëtirës, toka e së cilës po lagej nga ky shi.

Burri: Patjetër ky duhet të jetë kopshti që dëgjova nga zëri i habitshëm.

Babai: Kështu ky burrë kyri në kopësht dhe në të gjeti një bujk duke punuar tokën.

Burri: Paqja e Allahut qoftë mbi ju (selamu alejkum).

Bujku: Edhe mbi ju qoftë paqja, bekimi dhe mëshira e Allahut (ue alejke selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu).

Burri: Si ju quajnë juve?

Bujku: Unë quhem Abdullah, por përse pyet për emrin tim?

Burri: Ky është i njëjti emër që dëgjova nga zëri i habitshëm.

Bujku: Zëri i habitshëm! Çështë ky zë?

Burri: Ai është zë të cilin e dëgjova nga reja e cila po lag tokën tënde. Po të kërkoj në emër të Allahut të më tregosh se si vallë ke arritur ta fitosh këtë nder?

Bujku: Meqënëse mu betove në emër të Allahut, atëherë po të lajmëroj.

Një të tretën e prodhimit që marr e jap sadaka për të varfërit, unë dhe familja ime hamë një të tretën e tyre dhe një të tretën e ruaj që ta mbjell sërisht.

Burri: I lartësuar është Allahu! Po si vallë të mjafton ty dhe familjes tënde një e treta e prodhimit, e një të tretën e jep sadaka e tjetrën e mbjell sërisht?! Të lumtë o njeri besimtar për këtë punë kaq të mirë.

Fatimja: Vërtet babi, sa punë e mirë që është ajo.

Ibrahimi: A e pe Fatime se si edhe ai burri i tregoi për sadakanë që jepte.

Babai: Po Ibrahim ashtu është, por mos harro se në këtë histori kishte mësim, se si e udhëzoi Allahu këtë njeri që kishte humbur për tek ky njeri i mirë, i cili jepte sadaka, në mënyrë që ti tregonte vlerën e sadakasë.

Fatimja: Po Babi, sa gjë e bukur është dhënia e sadakasë, qoftë kur jepet në fshehtësi apo edhe në publik, por më mirë është që sadakaja të jepet në fshehtësi, sepse Profeti salallahu alejhi ue selem ka lajmëruar për shtatë personat të cilët do ti sigurojë nën hijen e Arshit (Fronit) të tijë ditën e Gjykimit, dhe përmendi prej tyre një burrë i cili jep sadaka në mënyrë të fshehtë aq sa e majta nuk e din se çfarë nxori e djathta. Buhari dhe Muslimi.

Ibrahimi: Po motër, e rëndësishme është që puna të kryhet vetëm për Allahun.

Babai: Ju lumtë bijtë e mi.

Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Një burrë ishte duke ecur nëpër shkretëtirë, ndërkohë që dëgjon një zë i cili vjen lartë nga retë: Ujite kopështin e filanit. Reja u largua disi dhe e derdhi shiun e saj në një tokë me gurë vullkanikë, e cila e rrodhi ujin në një kopësht tek e cila gjendej një burrë që e shpërndante ujin me kazmën e tij.

Burri i habitur e pyeti: O rob i Allahut! Si të quajnë?

Filan tha ai dhe përmendi emrin që u dëgjua nga reja! Po, pse po më pyet për emrin o njeri?

Unë dëgjova një zë nga reja e cila zbriti shiun e saj në kopshtin tënd që thoshte: shko dhe ujite kopshtin e filanit dhe përmendi emrin tënd. Do më thuash çfar pune bën?

Nëse është sikur thua, atëhere: unë shoh në prodhimin që nxjer ky kopësht dhe një të tretën e tij e jap sadaka, një të tretën e ha unë dhe familja ime dhe një të tretën e mbetur e ruaj për ta mbjellë sërisht në kopësht. Muslimi

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregon se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nuk do të bëhet Kijameti derisa:
1- Dy grupe të mëdha të luftojnë mes tyre nga ku do të ketë pasoja të mëdha për të dyja palëve,
ndërsa që të dyja do të ndjekin të njëjtin besim fetar.
2- Të dalin afër tridhjetë Dexhxhalë mashtrues e secili prej tyre të shtiret si i dërguar i Allahut.
3- Të hiqet dija fetare (nga vdekja e dijetarëve islamë).
4- Të shtohen tërmetet.
5- Koha të ikë shumë shpejt.
6- Të shfaqen fitnet (trazirat, sprovat vështirësitë e stërmundimet).
7- Të shtohen vrasjet.
8- Të shtohet ndër ju pasuria aq shumë, saqë pasaniku do të shqetësohet se nuk ia merr kush lëmoshën dhe,
sa herë që do t’ia zgjasë atë dikujt, ai do t’i thotë: ‘S’kam nevojë për të!
9- Njerëzit të bëjnë gara me njëri- tjetrin në ngritjen e ndërtesave të larta.
10- Kur një njeri të kalojë pranë varrit të dikujt të thotë: ‘Ah sikur të isha unë në vendin e tij!
11- Derisa dielli të lindë nga perëndimi. Kur ai të lindë nga perëndimi dhe njerëzit ta shohin këtë dukuri,
ata të gjithë do të bëhen besimtarë muslimanë,
por kjo do të jetë një kohë kur, siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran:
‘askujt nuk do t’i bëjë dobi besimi i tij,
nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë ndonjë të mirë me besimin e vet’ (Kuran, 6:158)
Ora e Kiametit do të vijë aq papritur dhe do të bëhet aq shpejt, saqë dy vetë që kanë hapur një rrobë përpara,
nuk do të jenë në gjendje t’ia shesin atë njëri-tjetrit dhe as ta palosin.
Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që ka mjelur devenë dhe është larguar prej saj, nuk do të mundet ta pijë atë qumësht.
Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që sapo ka rregulluar hurdhën e ujit nuk do të mundet t’u japë ujë aty bagëtive.
Kiameti do të bëhet aq papritur, saqë dikush që ka ngritur kafshatën te goja, nuk do të mundet ta hajë atë!”
{Buhariu, 7121}

Lejohet këndimi i ezanit me altoparlant në pesë kohët e namazit në xhaminë me minare të Shoqatës Kulturore Islame që i përket boshnjakëve në qytetin Karlskrona, në rajonin Blekinge të Suedisë. Personat e ardhur në xhami para xhumasë kanë dëgjuar të përlotur teksa ezanin e parë me altoparlant e ka kënduar përpara namazit të xhumasë kryetari i Shoqatës Kulturore Islame, Abdulrahman Tamarji, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për AA, Tamarji, tha se në Suedi kanë marrë leje për herë të parë për këndimin e ezanit me altoparlant në pesë kohët e namazit, por se aktualisht këtë leje do ta përdorin vetëm para namazit të xhumasë.

“Lejen për ezanin do ta përdorim para namazit të xhumasë vetëm një herë në javë. Për shkak se xhamia jonë ndodhet brenda lagjes nuk e di se çfarë reagimesh do të marrim. Mendojmë që me kalimin e kohës të bëjmë vlerësimet dhe të veprojmë sipas saj. Nderi i këndimit të ezanit me altoparlant më takoi mua. Jam shumë i emocionuar dhe i ngazëllyer”, është shprehur ndër të tjera Tamarji.

Duke theksuar se në rajonin Belkinge të Suedisë për herë të parë ka një xhami me minare, Tamarji ka theksuar se 5 vite më parë aplikuan për ndërtimin e minares në bashki dhe se leja e ndërtimit doli 50 ditë më parë. Duke rikujtuar se minaren e kanë ndërtuar brenda një muaji, Tamarji ka nënvizuar se minaren e kanë dizajnuar plotësisht sipas stilit osman.

Ezani i parë me altoparlant në Suedi u këndua katër vite më parë në xhaminë Fittja Ulu të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), e cila ndodhet në lagjen Fittja në rajonin Botkyrka në Stockholm. Në xhami që prej vitit 2013 këndohet ezani me altoparlant para namazit të xhumasë.

Para shumë vitesh, (diku nga vitet ’91-’92) lexoja me shumë vështirësi shprehjen arabe: “E vërteta qëndron lart, asgjë nuk qëndron mbi të!”, qendisur me një kaligrafi artistike, mbi një cohë të zezë, (bashkë me ca ajete e lutje), varur në ballinën e faltores së dikurshme të Parrucës.
Sot, e shijoj me shumë kënaqësi thelbin e këtij shënimi të vjetër mistik, teksa, duke medituar në heshtje, marr frymë thellë, shoqëruar me një falënderim plot

mirënjohje ndaj All-llahut, për mirësinë e Udhëzimit në fé; sa herë dëgjoj e lexoj përditë e më shumë për orkestrimin e “goditjeve” ndaj Islamit dhe trashëgimisë islame në trojet tona!
Zelli me të cilin luhen këto pjesë “artistike”, ta shton edhe më shumë ndjenjën e fajit karshi hakut ndaj kësaj Thirrjeje të Madhnueshme Islame dhe shërbimit me mish e shpirt ndaj saj!
Zot më fal për mangësitë e mia dhe shërbimet e pamjaftueshme në këtë drejtim! Shtoma forcën për të shërbyer pa ndërprerje, pa fjalë, pa zhurmë, plot bindje e dashni, plot mall e zell, derisa fryma e fundit të më dalë! – (E bëj shpesh këtë lutje, në formë e dimension)
“E vërteta qëndron lart, asgjë nuk qëndron mbi të!”, të tjerat vijnë pas, nëse arsyetojmë me qetësi…
Ëmbëlsisht, duket se nga krejt horizontet dëgjohet ajeti 29 i sures “El-Kehf”: [Dhe, ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj…”], që mbush botën me garanci, se e ardhmja është e dritësimit të së Vërtetës mbi kotësitë dhe taborrat e tyre..!

Imam Muhamed B. Sytari

Nuk falja namaz rregullisht dhe harrova se ku gjendet xhamia. Disa netë para fillimit të muajit të Ramazanit të vitit 1999 rashë të flejë si zakonisht. Isha në shtëpinë time. Pashë qudi në gjumë. Isha në shtrat dhe flija. Pastaj më erdhi gruaja ime dhe filloi të më zgjojë. Bërtita: “Çfarë don!” Por befasia ishte se ajo nuk mund ta dëgjonte zërin tim. U mundua të më zgjojë përsëri, e unë përsëri parashtroja pyetjen e njejtë, kurse ajo edhe më tutje nuk më dëgjonte. Shkoi e frikësuar dhe thirri motrat dhe vëllezërit e mi. Shkuan dhe u kthyen me një mjek. Befasia tjetër ishte se edhe ai nuk kishte mundësi të më dëgjojë. Më kontrolloi dhe u tha se kam vdekur. Ata filluan të qajnë dhe të mërziten për mua edhe pse unë nuk kisha vdekur. Por nuk e dëgjonin zërin tim. Kështu i shikoja gruan time dhe vëllezërit e mi duke u folur atyre, por ata edhe më tutje nuk më dëgjonin. Dëgjoja se si bisedonin për xhenazen time. Më dërguan drejtë varrezave, kurse unë i bërtitja secilit që kalonte pranë meje se jam i gjallë dhe se nuk kam vdekur, por asnjëri prej tyre nuk më përgjigjej. Pastaj më përgatitën dhe më pastruan dhe shkuan pas meje në xhami që të ma falin namazin e xhenazes. Atëherë i fola imamit dhe i thashë se jam i gjallë dhe se nuk kam vdekur, por imami nuk u përgjigj. Unë madje i dëgjoja ata dhe i shikoja, kurse ata më injoronin.
Pas namazit më dërguan drejt varreve dhe filluan ta përgatisin varrimin tim. Më futën në një gropë. I bërtita të fundit që pashë, ndërmjet tij dhe mua ishin dërrasat… I thashë se nuk kamë vdekur dhe “mos më varros”. Nuk mu përgjigj. Mbi mua hudhnin dhe. Mu kujtua fjala e të Dërguarit sal­lallahu alejhi ve sel­lem “Me të vërtetë i vdekuri i dëgjon hapat”. Dëgjova hapat e tyre deri sa largoheshin prej meje. Atëherë u vërtetova se jamë në një hapësirë të errët. Më erdhën dy njerëz dhe njëri u ulë te këmbët e mija, kurse tjetri te koka. Më pyetën: “ Kush është Zoti yt?” Nisa të them: “Zoti im është… Zoti im është… “E di se kushë është Zoti im, por nuk di se si kam harruar. Gjithashtu më pyetën: “ Kush është i Dërguari yt?” Prap nuk munda të kujtohem se kush është i dërguari im. Dhe gjithashtu më pyetën se cila është feja ime, kurse unë e përsërisja të njëjtën gjë por nuk mundesha të kujtohem. Në koken time më silleshin familja, vetura dhe shitorja ime. Pastaj erdhen me një qekanë të madh dhe më goditen aq shumë në ballë, sa që bërtita dhe i zgjova ata që flinin në shtëpi…”Çke, pse po bërtet? Zgjohu!”, filloi të më thërrasë gruaja ime. E kuptova se krejt kjo kishte qenë vetëm ëndërr dhe menjëherë pas zgjimit dëgjova ezanin e sabahut. Mu përcaktua edhe një jetë, kurse kjo ëndërr qe shkak për udhëzimin tim dhe të kapurit fort për fenë, zvogëlimin e haramit dhe të gjërave që më largojnë nga Xheneti. Elhamdulil­lah, pranova nënshtrimin ndaj All­llahut! Tani jetoj në lumturi dhe rehati të plotë së bashku me gruan, fëmijët dhe vëllezërit e mi. Lus Allllahun që të më merr shpirtin duke qenë i nënshtruar ndaj Tij!

Po ndjesinë e zemrës që sikur resht së rrahuri për një sekondë?

Ajo për të cilën po flasim në këtë artikull ka të bëjë me rrahjet e shpeshta dhe të çrregullta të zemrës, një fenomen që zgjat krejt pak, por që mund të ndodhë shpesh, jo vetëm kur jeni në lëvizje, por edhe kur jeni ulur, shtrirë ose duke qëndruar në heshtje.

Lajmi i mirë është që jo të gjitha rastet e rrahjeve të shpeshta të zemrës janë një tregues i një problem shëndetësor që ka prekur këtë organ.

Ndonjëherë, rrahjet e shpeshta të zemrës shkaktohen nga situatat kur zemra sforcohet nga stresi, sëmundjet, dehidratimi ose aktiviteti fizik.

Shkaqe të tjera të rrahjeve të shpeshta të zemrës përfshijnë:

Shtatëzania

Përdorimi i tepruar i kafeinës

Simptoma të tjera mjekësore

Marrja e ilaçeve

Duhani dhe produktet e tij

Ja pesë mënyrat më të mira se si mund të mbani nën kontroll rrahjet e çrregullta dhe të shpejta të zemrës në kushtet e shtëpisë, ose kur ju duhet të vizitoni një mjek, dhe mbi të gjitha për pasjen e një zemre të shëndetshme.

1. Provoni teknikat e vetëqetësimit

Stresi mund të shkaktojë ose përkeqësojë rrahjet e çrregullta të zemrës. Stresi dhe ekzaltimi i tepërt mund të rrisin nivelet e adrenalinës.

Menaxhimi i stresit nëpërmjet vetë-qetësimit ju vjen në ndihmë.

Provoni të qëndroni ulur me këmbë të kryqëzuara dhe merrni frymë ngadalë me hundë dhe nxirreni nëpërmjet gojës.

Përsëriteni këtë ushtrim disa herë deri sa të ndiheni më të qetë.

2. Ushtrimet për stimujt nervorë

Nervi vagus luan një sërë funksionesh përfshirë atë të ndërlidhjes së trurit me zemrën.

Ushtrimet që kanë të bëjnë me këtë nerv e stimulojnë atë dhe ndihmojnë në rregullimin e rrahjeve të zemrës.

Stimujt nervorë mund t’i bëni në shtëpi, por së pari duhet të merrni mendimin e mjekut.

Bëni një dush të ftohtë. Shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë ose vendosni mbi të një peshqir të lagur me ujë të ftohtë apo një kompresë për 20-30 sekonda.

Shoku i të ftohtit ndihmon në stimulimin e këtij nervi.

3. Pini ujë

Dehidratimi mund të shkaktojë rrahje të çrregullta të zemrës, sepse gjaku përmban ujë dhe kur jeni të dehidratuar, gjaku trashet më shumë.

Sa më i trashë gjaku, aq më fort duhet të punojë zemra ta dërgojë atë nëper vena.

Pulsi shtohet dhe rrahjet janë më të çrregullta dhe më të shpejta. Nëse e ndieni një gjë të tillë, pini një gotë me ujë.

Nëse vini re se urina ka një ngjyrë të verdhë të errët, atëherë pini më shumë ujë për të shmangur rrahjet e shpeshta të zemrës.

4. Riktheni ekuilibrat e elektroliteve

Elektrolitet ndihmojnë në transmetimin e sinjaleve në të gjithë trupin.

Disa prej elektroliteve që i bëjnë mirë zemrës janë: Kaliumi, Kalciumi, Magnezi.

Shumica e këtyre elektroliteve merren më mirë nëpërmjet ushqimit.

Avokado, bananja, patatja e ëmbël dhe spinaqi janë burime shumë të mira të kaliumit.

Nëse dëshironi të rrisni dozën e kalciumit, konsumoni më shumë barishte me ngjyrë të gjelbër dhe produkte bulmeti.

Barishtet së bashku me arrorët dhe peshkun janë një burim i shkëlqyer i magnezit.

Kujdes me kripën. Shumë njerëz marrin më shumë kripë nëpërmjet ushqimeve të paketuara, produkteve të mishit dhe ushqimeve të shpejta.

5. Shmangni stimuluesit

Zemra është e ndjeshme ndaj substancave të ndryshme.

Pijet dhe ushqimet me kafeinë

Alkoli i tepërt

Disa ilaçe kundër të ftohtit dhe kollës

Ilaçet kundër oreksit

Ilaçet kundër sëmundjeve mendore

Ilaçet kundër tensionit të lartë të gjakut.

Këto janë gjërat nga të cilat duhet të hiqni dorë ose të konsumoni më pak, nëse dëshironi që zemra të rrahë siç duhet.

Sa herë ju ka ndodhur të zgjoheni në mes të ditës dhe të ndiheni në faj për të gjitha punët e pabëra dhe pamundësinë për t’i bërë më për shkak të mungesës së kohës. Artikulli i mëposhtëm shpjegon të mirat e zgjimit herët, referuar dhe një libri të publikuar së fundmi mbi “Mëngjesin e mrekullive” nga Hal Elrod (The miracle Morning).
Pyetja që shtrohet krejt natyrshëm pasi zgjohesh çdo ditë me ndjesinë e mos përmbushjes së detyrave dhe afateve të papërfunduara, është a dëshironi të zgjoheni sërish pa motivim, me dëshirën për të qëndruar ende në krevat?
Faleminderit, por jo!
Kjo do duhej të ishte përgjigja e të gjithëve, dhe për të arritur këtë ju tregojmë sekretin: Zgjohuni herët!
Kjo është një praktikë që e ndjekin mijëra njerëz të suksesshëm, ndaj padyshim që ka diçka prej të cilës mund të mësojmë. Megjithatë, çështja nuk është të zgjohesh fiks në orën 5:30 apo në 6 por në çfarëdolloj ore (mjaft herët- pavarësisht dashurisë së madhe për krevatin) që ju lejon të kryeni të gjitha aktivitetet e nevojshme, në mënyrë që kjo të ketë një impakt pozitiv në gjendjen tonë shpirtërore, në produktivitet e deri në ‘nivelin e lumturisë’.

Duhet të krijoni një rutinë të përditshme zgjimi në të njëjtën orë dhe të planifikoni të gjitha aktivitetet që do t’ju ndihmojnë në organizimin e jetës suaj të përditshme, si më poshtë:

1. Mos mendoni për asgjë tjetër dhe përqendrohuni.
Bëhet fjalë për meditimin. Provat shkencore për përfitimet e kësaj praktike janë gjithnjë e më të shumta dhe këshillohet që jo me patjetër duhet të qëndrosh këmbëkryq për një orë, pasi mjaftojnë dhe 5 minuta nëse praktikohet rregullisht, duke ju bërë të ndjeni menjëherë efektet pozitive të këtij aktiviteti. Mund të provoni dhe aplikacione që mund t’ju ndihmojnë si një guidë në fillim (Headspace dhe Calm).

Teknika e thjeshtë që sugjerohet:
1. Uluni në një vend të rehatshëm duke mbajtur shpinën drejt
2. Mbyllini sytë ose shikoni në një pikë fikse para jush
3. Përqendrohuni tek frymëmarrja: me bark, me kraharor
4. Shijoni qetësinë e momentit, provoni të jeni të përqendruar tek frymëmarrja dhe mos mendoni për asgjë tjetër
5. Nëse vini re se mendja juaj kthehet tek mendimet e zakonshme, mos kini frikë. Rrini të qetë dhe rifilloni të përqendroheni tek frymëmarrja.

Përfitimet: Ndiheni më pak të stresuar dhe arrihet një qetësi më e madhe mendore. Me pak praktikë, do të ndiheni vërtetë ‘tjetërkund’ pasi t’i keni hapur sërish sytë.

2. Shkruani (10 minuta)
Përkushtimi ndaj të shkruarit, qoftë dhe për pak minuta, mund t’ju ndihmojë shumë. Ju lejon të kuptoni ‘gjendjen’ e gjërave dhe situatave, si dhe të kuptoni se çfarë ka më tepër rëndësi.

Si për shembull ju mund të shkruani:
1. Shkruani 3 gjëra ndaj të cilave jeni mirënjohës: familja, një lajm i mirë, një eksperiencë pozitive, një objektiv i arritur me sukses..
2. Shkruani mendimet e momentit
3. Rishkruani detyrat dhe objektivat që doni të realizoni brenda ditës
4. Shënoni një citim apo një shprehje që ju motivon e doni ta memorizoni
5. Ruani kujtimin e diçkaje që keni mësuar apo realizuar

Në fillim shkruani në një ditar komplet të bardhë, ndërsa më tutje mund të krijoni një ditar të personalizuar me një strukturë pyetjesh dhe informacionesh sipas preferencës. Përfitimet: Do të ndiheni më të qetë dhe të përqendruar. Do të bëni një përmbledhje të progreseve tuaja dhe të gjërave pozitive që ju ndodhin në jetën e përditshme.

3. Memorizimi i objektivave (10 minuta)
Ka plot gjëra për të bërë. Mund të zgjidhni një ose të përshtatni tre, sipas dëshirës.
1. Pohimet. Fraza që i përsërisni vetes, që përshkruajnë personin që do donit të bëheshit.
2. Vizualizimi: Kur vizualizoni, duhet të imagjinoni veten ndërsa me këmbëngulje realizoni dëshirat ose ndërsa kaloni momente të bukura. Duhet menduar dhe imagjinuar në të njëjtën kohë, ndjesia që mund të provoni në ato momente.
3. Rikujtoni objektivat. Është momenti për të përcaktuar programin tuaj javor, ose të përcaktoni objektivat që duhet të arrini ose gjërat që duhet të kujtoni për një kohë më afatgjatë. Për shembull: “Të kaloj një ditë fantastike me familjen time, sepse janë prioriteti im kryesor”.
Përfitimet: është karikuese dhe motivuese për ditën. Ndihmon në kujtesën e gjërave që duhet të bëni, motivet përse dhe sesi duhet t’i arrini në praktikë.

4. Lëvizni vendit (1 sekondë ose një orë e gjysmë)
Ka një motiv përse personat e suksesshëm praktikojnë sport, rregullisht; kanë kuptuar se duhet të jesh në formë për të arritur objektivat e për të jetuar një ditë me ritmin e duhur. Nëse doni të jeni dhe ju në formë duhet t’i përkushtoheni ushtrimeve fizike qoftë dhe pa pajisje të veçanta, pa u rregjistruar në palestër dhe pa asnjë detyrim tjetër. Kjo është e mundur:

1. Bëni vrap, qoftë dhe për 20 minuta, të paktën sa për të filluar
2. Ndiqni programe të famshme stërvitje për të paktën 10 minuta
Ideja është të jesh në lëvizje dhe trupi të jetë sa më aktiv që në mëngjes; çdo mëngjes! Mund të praktikoni sporte të çfarëdollojshme, të shkoni në palestër, apo të bëni ushtrime trupore ne shtepi.
Përfitimet: Praktikimi i sportit, qoftë dhe për pak minuta, ju ndihmon të zgjoheni tërësisht, të shkarkoni stresin, të jeni plot energji. Dhe natyrisht ndihmon në një fizik e trup të shëndetshëm.

5. Lexoni (20 minuta)
Librat janë një burim dije të pashtershme. Çfarëdo objektivi që të keni, qoftë vrapimi në një maratonë, të beheni të pasur, të udhëtoni përreth botës, librat janë ata që mund të na shërbejnë më shumë për gjithçka.
Leximi për të paktën 20 minuta në mëngjes nënkupton përthithjen e informacioneve dhe dijeve që mund t’i praktikoni menjëherë për të arritur objektivat tuaja. Bëni përmbledhje për librat që ju kanë shërbyer më shumë dhe nisni të lexoni libra këshillues, produktiv dhe motivues.
Përfitimet: Persë të mos përfitosh nga eksperiencat e të tjerëve? Përfitoni shumë në pak kohë. Do të ndiheni mjaft të pasur si individë. Dhe nëse u thoni dhe të tjerëve çfarë keni mësuar, mund t’i ndihmoni dhe ata.

6. Bëni një bilanc personal
Bëni gjithmonë një bilanc të arritjeve tuaja duke inkurajuar veten dhe për arritje të tjera, gjithnjë e më të mëdha. Me vendosmëri dhe motivim mund të arrini më të mirën tuaj, çdo ditë, çdo minutë.

Allahu i lartesuar ka thene:”…Dhe hani e pini,por mos e teproni…”(A’raf,31) .. Ngrenia e tepert eshte e papelqyeshme,ndersa ne te ngrenit pak ka shume dobi.Kjo ben qe trupi i njeriut te jete me i shendetshem,kujtesa me e mire,te kuptuarit me e qarte,nevoja per gjume me e pakte…” Demet e te ngrenit teper: “Ne te ngrenit e tepert ka tejmbushje te stomakut e prishje te ushqimit te patretur.Kjo shkakton semundje te ndryshme,keshtu qe personi ne fjale kerkon me shume kurim sesa ai qe ha pak.”Disa mjeke thone:”Kurimi me i mire qendron te vleresimi i pershtatshem i ushqimit qe konsumohet.”Profeti Muhamed alejhi selam e ka shpjeguar kete ne menyre te plote,

qe eshte e njejte me fjalen e mjekeve,kur ai thote:”Njeriu nuk mund te mbushe ene me te keqe sesa stomaku i tij.Eshte e mjaftueshme per njeriun te haje disa kafshata sa per te mbajtur shpinen e tij.Dhe nese eshte e nevojshme per me shume,atehere te lere nje te treten e stomakut per ushqim,nje te treten per uje dhe nje te treten per ajer.”

Rreth 9% e grave vuajnë nga mungesa e hekurit dhe për më tepër nuk janë as në dijeni. Hekuri është një mineral që merr pjesë në shumë funksione metabolike ndaj niveli i ulët i tij mund të shoqërohet me jo pak probleme shëndetësore. Më poshtë Living do të përmbledhë 10 shenjat paralajmëruese të mungesës së hekurit.
Lodhje kronike
Trupi e përdor hekurin për të krijuar homoglobinën, substancën e gjendur tek qelizat e kuqe të oksigjenit që transmetojnë oksigjenin. Është mungesa e hekurit ajo që na bën të ndihemi të lodhur, pasi qelizat nuk furnizohen me gjak.
Kjo gjendje është gjithashtu shkaku i mospërqëndrimit dhe mungesës së dëshirës për të bërë gjëra.
Marrje fryme

Nëse qelizat tuaja nuk furnizohen me oksigjen, ju do të keni vështirësi në frymëmarrje, ose do të gulçoni dhe pas aktivitetit më të lehtë fizik si ngjitja e shkallëve.
Lëkurë e zbehtë

Kjo është gjithashtu një shenjë e një numri të ulët të qelizave të kuqe të gjakut.
Dhimbje muskujsh dhe thonj të dobët: Mund të keni mungesë të mineralit të hekurit.
Urina në ngjyrë të kuqe apo rozë nuk shkaktohet vetëm nga ushqime të caktuara, por dhe si pasojë e uljes së nivelit të hekurit. Burimi: WomensHealth living.al

MOST COMMENTED

O ju musliman, frikojuni Allahut me devotshmëri të vërtetë dhe kapuni për lidhjen e fortë nga Islami: “O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai...

error: Content is protected !!