Braktisja e veprës së mirë për shkak frikës nga syefaqësia!

0
211

Braktisja e veprës së mirë për shkak frikës nga syefaqësia!

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut…

Duhet ditur se shejtani është shumë i kujdesshëm që të shtyn myslimanët në dy gjëra: Ose e bën të vepron veprën për syefaqësi dhe famë, e nuk e vepron sinqerisht për Allahun, ose e bën që ta braktis veprën në tërësi.

Muslimani që është i sinqertë në synimin e tij nuk i intereson ajo që ia pëshpëritë shejtani për veprën e tij dhe se është për hir të dikujt tjetër pos Allahut, e as nuk i intereson atë që ia pëshpërit shejtani që ta braktis një adhurim nga frika e syefaqësisë. Zemrat e sinqerta e të qeta e barazojnë tek njeriu veprën e padukshme dhe veprën e dukshme.

Është pyetur shejh ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë: Një grua pyet e thotë: Unë kam frikë nga syefaqësia, dhe jam shumë e kujdesshme deri në atë gradë saqë nuk mundem të këshillojë disa njerëz, apo kur ata janë në disa vepra të caktuara si, përgojimi, bartja e fjalëve, etj. Kam frikë se kjo (këshilla) mund të jetë syefaqësi nga unë, dhe kam frikë se mos vallë mendojnë njerëzit këtë për mua dhe e konsiderojnë syefaqësi, dhe unë nuk i këshillojë ata aspak. Po ashtu unë them me veten time: Ata janë njerëz të dijshëm, dhe nuk janë të nevojtarë të këshillohen. Cili është udhëzimi juaj?

Është përgjigjur: Kjo është prej mashtrimeve të shejtanit, i zhgënjen njerëzit nga thirrja tek Allahu dhe nga urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, e prej saj t’i bën të besojnë se kjo është syefaqësi, dhe se këtë mund ta konsiderojnë njerëzit syefaqësi. Nuk duhet që ti oj motër t’i kushtosh vëmendje këtyre, por e ke për obligim që të këshillosh motrat tua dhe vëllezërit kur sheh prej tyre ndonjë mangësi ndaj një obligimi apo veprim të ndalesës, si përgojimi, bartja e fjalëve, mos ke frikë nga syefaqësia, por bëhu e sinqertë me Allahun dhe të përgëzoj për mirësi. Leje mashtrimin e shejtanit dhe pëshpëritjet e tija. Allahu e di çarë ke në zemrën tënde, synimin dhe sinqeritetin ndaj Tij, këshillën ndaj robërve, padyshim se syefaqësia është shirk dhe nuk lejohet të veprohet, por, nuk i lejohet një besimtari dhe një besimtare të braktisë një gjë që Allahu e ka obliguar, si thirrja dhe urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja për shkak frikës nga syefaqësia. Andaj duhet pas kujdes nga kjo, duhet që ta kryen obligimin në mesin e burrave e grave, burri e gruaja në këtë janë të barabartë, dhe Allahu e ka sqaruar këtë në librin e Tij, ku thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë Allahu. Allahu është ngadhënjyes, i urtë”. Tevbe, 71.” Libri “Fetava ibn Baz” 6/403.

Islama-qa.com

Përktheu: Shpend Zeneli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here