Biografi e shkurtër e Fuad Ramiqit

0
257

r-ramiqixShkollimin fillor e kreu në vendlindje. Shkollën e Mesme Ushtarake të Aeronatikës e kreu në Rajllovc të Bosnjes, ndërkaq studimet i vazhdoi në Fakultetin e Mbrojtjes në Sarajevë.Fuad Ramiqi është inkuadruar në formimin e Armatës së Bosnjës, ku deri në vitin 1994 ka shërbyer në luftën e Bosnjës si oficer, në funksion si Kryeshef i Shtabit të Brigadave 521 dhe 506 të Korpusit të V-të të Armatës së Bosnjes. Duke e parë situatën e rëndë e cila mbretëronte në Kosovë nga viti 1995, z.Fuad Ramiqi integrohet në Ministrin e Mbrojtjes. Me fillimin e luftës në Kosovë ai nga Ministria e Mbrojtjes emërohet si ndihmës për qështje të organiziit dhe mobilizimit të ish Ministrit të parë të Mbrojtjes, z.Ahmet Krasniqi.Pas vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit, me emërimin e ministrit Halil Bicaj, Ramiqi emërohet si këshilltarë dhe më vonë ndihmës ministri. Ai gjatë kohës që ka qenë në Ministrin e Mbrojtjes ka patur takime të rëndësishme me shumë përfaqësus e jetës politike dhe ushtarake që atëbotë ishin në skenë, si ata shqiptare, dhe më gjerë.

Shquhet si analist i mirë i qështjeve politike, ushtarake dhe ka një përvojë luftarake.Në skenen mediale është i njohur me komente, analiza, dhe pjesmarrje ne debate te ndryshme.

Të tjerët për Fuadin

Jakup Hasipi

Ish Myftiu i Ndjer i Kumanovës dhe Likovës

Po nuk mundë ta mshefi se zotriun Fuad Ramiqi e njohë personalisht edhe per së afermi. Kemi pas kontakte dhe takime pune. Pune të ndershme për popullin tonë. Për së shkurti mundë ta formuloj vetem nje fjali per kandidimin e tij si kandidat i pavarur.Une mundë të them shkurt keshtu 3- 4 fjalë krejt te formuluara me nje fjali: ”Sendet që mungojnë edhe janë te dobishme per një popull duhet te gjinden urjgent. Ardhja e Fuad Ramiqit duhet te grumbullon aq vota nga votuesit qe ai të vie si potencial për dobi te kauzes në Parlamentin e Kosovës. Kisha preferu që me kujdesë të veqnt t’i ipet vota nga votusit dhe ai te jetë një nga deputetet sa i ka Parlamenti i Kosovës. Un kam bindje te plotë se Fuad Ramiqi jo që nuk do t’i bartë në Parlament kërkesat e elektoratit te tij por do ta benë në mënyrë të përsosur. Ai do te angazhohet për perfaqsimin e interesit të atij personi, nga i cili e ka marrë votën. Për përfaqsimin e interesit te atij ne mënyrë maximiale në rrafshin e zbatimit – ajo qe nga Fuad Ramiqi popullata votuse do ta kerkonë. Mendoj se rezultati nuk do t’i mungon Fuadit ne Parlamentin e Kosoves. Për mua Fuad Ramiqi është një burrë i dy sendeve që nuk mund ta parashoh nje burr nese nuk i ka. Ai është njeri i beses edhe i besimit. Keto dy cilsi nëse i mungojnë burrit, duhet të pyet per vete kush është ai andej.

Ahmet Krasniqi

Ish Ministër i Mbrojtjes

Sikur t’i vësh të gjithë oficerët që janë momentalisht në UÇK në njërën anë dhe Fuadi në anën tjetër padyshim që nuk do të ja marrin anën. (17.09.1998 – Kukës)

Prof. Dr. Pajazit Nushi

Psikolog

Në kuadrin e lirive të secilit qytetarë e kandidaturën e Ramiqit e rezultoi sipjesëmarrje pozitive.Mendoj se me kualitetet e tij personale, politike, morale etj.etj. ka shanc që jovetëm të merrë pjesë po edhe të fitojë.Në përvojën etij deri tash ka verifiku qëndrushmërinë në pozicionet e drejtësisë, dhe në pozicionet e asaj politike që i kontribon zhvillit të pavarur të Kosovës, dhe zhvillimit të lirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, për të cilin objektiv të gjithë jemi të interesuar. Mendimi im për Fuadin është mjaftë pozitiv.Mjaftë pozitiv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here