O BESIMTARË, MOS I BËNI MIQ ARMIQTË E MI DHE TUAJËT…

0
160

O besimtarë, mos i bëni miq armiqtë e Mi dhe tuajët, duke u shprehur atyre dashuri, ndërkohë që ata kanë mohuar të vërtetën, që ju ka ardhur dhe kanë dëbuar të Dërguarin dhe ju, vetëm se besonit në Allahun, Zotin tuaj. Nëse keni dalë luftëtarë në rrugën Time dhe për kënaqësinë Time dhe fshehurazi u shfaqni atyre dashuri, atëherë gaboheni. Unë e di çfarë fshihni dhe çfarë bëni haptazi. Secili prej jush që vepron ashtu, është shmangur nga rruga e drejtë.
Nëse ju mposhtin, ata do të jenë armiqtë tuaj e do t’i zgjasin duart dhe gjuhën e tyre për t’ju lënduar ju, sepse dëshirojnë që ju të bëheni jobesimtarë. Në Ditën e Kiametit nuk do t’ju ndihmojnë as fëmijët, as farefisi. Allahu do t’ju ndajë midis jush. Ai e sheh mirë atë që bëni ju.
#Shembull i mrekullueshëm për ju është Ibrahimi dhe ata që kanë qenë me të, kur i thanë popullit të vet: “Ne shkëputemi nga ju dhe nga ato që ju i adhuroni në vend të Allahut; ne ju mohojmë dhe armiqësia e urrejtja midis nesh është e përhershme, derisa të besoni tek Allahu Një dhe i Vetëm”. Përjashtim (nga ky shembull) bën fjala e Ibrahimit për të atin: “Unë do të kërkoj falje për ty, por nuk kam kurrfarë mundësie për të të mbrojtur para Allahut. O Zoti ynë, tek Ti mbështetemi, Ty të drejtohemi dhe tek Ti do të kthehemi. O Zoti ynë, mos na bëj sprovë për jobesimtarët dhe falna ne, o Zot. Vërtet, Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti.
Vërtet, ata njerëz janë një shembull i mirë për ju e për këdo që shpreson në Allahun dhe në Ditën e Fundit. Kushdo që nuk ia vë veshin (këtij shembulli), ta dijë se Allahu është i Vetëmjaftueshmi, i Denji për çdo lavd!
Ndoshta Allahu do të lidhë miqësi midis jush dhe atyre me të cilët keni qenë armiq. Allahu është i Fuqishëm (për këtë). Ai është Falës dhe Mëshirëplotë.
Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët.
Allahu ju ndalon t’i bëni miq ata që luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe ju dëbojnë nga vatrat tuaja, si dhe mbështesin të tjerët që t’ju dëbojnë. Kushdo që i bën miq ata, është punëmbrapshtë.
(EL-MUMTEHINE 60, 1-9)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here