Arsyeja #4 – A është jeta pa Zotin absurde (e pakuptimtë)? (A kemi arsye të mira për të besuar?)

0
223

Shkrimtari Loren Eiseley ka thënë se njeriu është jetim kozmik. Kjo është mjaft e rëndësishme, meqë njeriu është krijesa e vetme në gjithësi që pyet: “Përse?”. Kafshët tjera kanë instinkte me të cilat udhëzohen, kurse njeriu është mësuar të bëjë pyetje. Nëse Zoti përjashtohet nga shumica e këtyre pyetjeve të parashtruara nga njeriu, atëherë përfundimi është i thjeshtë: ne jemi derivatet (prodhimet) aksidentale (të rastësishme) të natyrës, si rezultat i materies plus kohës plus mundësisë. Nuk ka arsye për ekzistencën tuaj dhe krejt çfarë ne përballim është vdekja. Njeriu modern ka menduar se, kur do të hiqte qafe Zotin, do ta lironte veten nga gjithçka e shtypte dhe e ndrydhte atë. Përkundrazi, në vend të kësaj, ai kuptoi se me “vrasjen” e Zotit, ai kishte vrarë vetveten.

Nëse nuk ka Zot, atëherë njeriu dhe gjithësia janë të kota. Njëjtë si të burgosurit e dënuar me vdekje, edhe ne presim ekzekutimin tonë të pashmangshëm. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se vetë jeta është absurde (e pakuptimtë). Do të thotë se jeta jonë është pa një kuptim, vlerë apo qëllim përfundimtar. Për shembull, sipas botëkuptimit ateist, kjo jetë është e paqëllimtë, ose më mirë, ekziston vetëm sa për ta përhapur ADN-n tonë. Mënyra se si disa ateistë nxirren nga kjo çështje, është duke thënë se ne mund të krijojmë qëllime për veten tonë. Megjithatë, kjo është thjesht një vetëmashtrim, për shkak se përpiqemi të gjejmë qëllime duke ia atribuar qëllimin gjërave që ne bëjmë në jetë, ndërsa ia heqim qëllimin vetë jetës sonë. Gjithashtu, pa Zotin, jeta jonë nuk ka ndonjë kuptim përfundimtar. Nëse përfundimi ynë është i njëjtë, në atë se vetëm ndalojmë së ekzistuari (vdesim), çfarë kuptimi i jep kjo jetës sonë? Çfarë rëndësie ka ekzistuam ne apo jo? Sikur gjithësia të mos ekzistonte kurrë, çfarë dallimi do të kishte në fund të fundit?

Ekzistencialistë si Jean-Paul Sartre dhe Albert Camus kuptuan realitetin e pakuptimtë të jetës, në mungesë të njohjes së qëllimit të ekzistencës sonë. Kjo është arsyeja pse Sartreshkroi për neverinë (novela Neveria; origj. frëngjisht La Nausée) e ekzistencës dhe Camuse pa jetën si absurde, duke treguar se gjithësia nuk ka asnjë kuptim. Filozofi gjermanFriedrich Nietzsche, diskutoi në deklarata të qarta dhe koncize, se bota dhe historia njerëzore nuk kanë asnjë kuptim, asnjë rregull apo qëllim racional. Nietzsche diskutoi se ekziston vetëm një kaos i pamend, një botë e paorientuar e prirë drejt pafundësisë. Nuk është për t’u çuditur që filozofi Arthur Schopenhauer ka thënë se ai do të dëshironte që bota të mos kishte ekzistuar kurrë. Të gjitha këto pikëpamje mbi botën, janë përfundime absurde (të pakuptimta), të gdhendura nga botëkuptimi ateist.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here