Arroganca, krenaria dhe pasioni për fame

0
203

Arroganca, krenaria dhe pasioni për fame

Kur një person arrin status të lartë dhe pozite në shoqëri ose ai arrin pasuri ai urren te sheh dikend, qe eshte me larte se ai ose te kalohet nga gjerat e lartepermenduar (pozita, pasuria) keshtu qe ai xhelozon personin e tille.

Një shembull për këtë marrim per jehudët dhe xhelozin e tyre drejtuar Profetit Muhammed salAllahu alejhi we selem për pejgamberllëkun që Allahu i besoi atij. Lakmia e tyre i bëri ata të mohojnë porositë hyjnore të cilat iu dhanë, sepse ishte arab dhe jo njeri i Beni Israilëve. Ishte hasedi I tyre që shkaktoi që ata të marrin qëndrime të tilla “e ate Allahu e favorizoi me shume se ne? (Ali Imran (6):53] ”dhe ata thane: pse nuk iu zbrit ky Kuran nje njeri te madh nga dy qytetet?” (el zuhruf (43):31] dhe ” E nese i peruleni nje njeriu qe eshte si ju vertet atehere do te jeni te humbur” ( El Muminun (23):34].

Kjo gjithashtu tregon rrezikun e madh te xhelozise dhe shfaqjen e saj nga personi pasi mund ta largoj personin nga ndjekja e te vertetes dhe pranimi i keshilles nga te tjeret ashtu siq xhelozia e pabesimtareve, qe i ndalon ata nga te pranuarit e Islamit.

Natyra ligë e personit: Disa njerëz edhe pse mendojn se nuk mund të dëmtohen dhe kërcënohen nga suksesi i të tjerëve, hidhërohen kur dëgjojnë ndonjë ndonjë lajm për suksesin e të tjerëve dhe kënaqen me këtë fatkeqesi (mjerim). Ata as nuk kërkojne progres për vetveten, as nuk dëshirojnë që të tjerët të përparojnë!!! Një defekt i tillë është vështirë të shërohet për arsye se mbrapa këtyre qëndrimeve të liga është natyra e ligë e personit që nuk e lejon atë ta pranoj suksesin e të tjerve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here