Arrestimi i imamëve bashkë me disa besimtarë dhe mendimet fetare që ata pasojnë

0
202

                                                                                                                                      

Nuk ka ngelur tashmë individ në opinionin publik që të mos ketë dëgjuar për operacionin e policisë së fundi, ku u ndaluan disa besimtarë muslimanë me akuza fantazmë. Sipas asaj që shpaloset nëpër media kuptojmë se besimtarët dhe dy imamët qënkan arrestuar si të dyshuar për rekrutim individësh për të luftuar në Siri.

Më pas u folën edhe disa akuza të tjera akoma më qesharake, por ajo në lidhje me rekrutimin u konsiderua si më kryesorja. Pa marrë parasyshë se ndajmë apo jo të njënjtat mendime me besimtarët e arrestuar, sepse kjo nuk ka aspak rëndësi, por duke u nisur nga “e drejta e fjalës dhe e shprehjes së lirë të opinionit”, ku çdo ditë në fakt shenjtërohet nga të gjithë, me në krye vetë politikën, median etj, u munduam që të shkruajmë disa rreshta në lidhje me ngjarjen në fjalë. Kjo me shpresën që mos të përballemi me ndonjë surpizë dhe të na konsiderohen edhe këto rreshta si “vepër penale”…

Sa i përket asaj se në shqipëri ka patur persona -e jo më imamlarë- të cilët kanë rekrutuar maxhahidë për të luftuar kudër Beshshar El Esedit në Siri, këtë nuk mund t’a mendojë  -e jo më ta besojë- asnjë njeri me mendje në kokë. Një nga treguesit se kjo akuzë është marrëzi e vërtetë, janë pikërisht dëshmitë e vetë besimtarëve të cilët duhet të jenë ndjekësit e rregullt të imamllarëve tashmë të ndaluar. Ata vetë pohuan -dhe pohimet e tyre i pamë të gjithë nëpër media- se nuk bëhet fjalë, në asnjë mënyrë që dikush të ketë rekrutuar dikë, duke përfshirë këtu edhe imamllarët.

Dreguesi i dytë, apo dëshmia tjetër e cila e tregon këtë janë vetë ligjëratat e imamllarëve. Në të cilat vështirë se mund të thuhet se ka thirrje apo rekrutime për të shkuar në Siri. Ajo për të cilën bëhet fjalë në ato ligjërata -me aq sa e kuptojmë shqipen dhe me aq sa ata janë shprehur aty- është thjeshtë përshkrim i realitetit. Pra, në Siri ka një luftë. Që pak rëndësi ka se çfarë lufte mund të quhet, civile apo diçka tjetër. Por e rëndësishmja është që njëra prej palëve të përfshira në këtë konflikt janë bashkëfetar edhe me individët në fjalë, madje me shumicën e popullit shqiptar. Kështu që është më se e natyrshme që njeriu të interesohet për të afërmin e vet, që në këtë rast është i afërt me anë të lidhjes fetare, ashtu sikurse mund të ishte i afërt me lidhje gjaku, krahinore, kombësie etj. Pikërisht kjo është e gjitha çka ka ndodhur me shumë besimtar në lidhje me çështjen Sirisë. Ata janë interesuar dhe kanë diskutuar me imamllarët e tyre rreth ngjarjeve atje. Ndërsa imamllarët kanë treguar realitetin duke thënë se bashkëfetarët tanë atje janë në një gjendje të vështirë. I gjithë njerëzimi, e jo më ne si muslimanë duhet të jemi të ndjeshëm ndaj asaj qe po ndodh atje. E si konkluzion duhet që të ndihmohen sa më shumë qoftë edhe me lutje.

Pra, ajo çfarë kanë bërë imamllarët nuk ka lidhje në asnjë mënyrë me rekrutimin. Sepse asnjë hoxhë prej tyre nuk e ka kapur ndonjërin për xhakete e ti thotë “dëgjo në Siri ka luftë edhe ti duhet të shkosh të luftosh dhe do të kesh këtë e atë shpërblim” ose “nëse e bën do të të japim kaq para, e kështu do të shpëtosh nga varfëria”, apo “nëse nuk pranon do të të shantazhojmë në këtë apo atë mënyrë”. Pra, asnjëri nuk mund të pretendojë se kemi të bëjmë me ndonjë llojë të rekrutimit. Këtë realitet, siç e kemi parë e pohojnë besimtarët në përgjithësi, por edhe ata të cilët mendohet të kenë marrë pjesë personalisht në konfliktin e Sirisë. E çmund të themi ne të tjerët më tej?!

Përveç kësaj, u dëgjuan edhe disa akuza të tjera. Ndër ta ishte akuza e “nxitjes së urrejtjes fetare”. Një akuzë tepër e pabazë kjo gjithashtu. Për të cilën çdo njeri e për më tepër besimtarët muslimanë do të ishin shumë kuriozë se prej nga ka dalë kjo llojë akuze? Cilat janë argumentet dhe provat mbi të cilat ngrihet ajo? Nëse do të pretendohet se provat për këtë janë librat dhe CD-të me ligjëratat e vetë hoxhallarëve të ndaluar, atëherë themi se kemi të bëjmë me një injorancë të plotë në lidhje me ligjërimin islam. Pra thënë shkurt, ata të cilët merren me ngritjen dhe formulimin e këtyre akuzave nuk kanë njohuritë e duhura për të kuptuar ligjërimet islame. Si pasojë i kuptojnë gabimisht ato ose tjetra; duan t’i kuptojnë ashtu.

Ndër provat në lidhje me urrejtjen fetare ishte edhe një libër me titull: “Asgjësimi i teorisë së përzierjes së fesë islame me fetë e tjera”. Në fakt kjo është nga veçoritë kryesore të besimit islam. Muslimanët besojnë se Islami të cilin Profeti Muhammed (Paqja dhe Shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ia përcolli njerëzimit është vazhdimësi e zinxhirit të shpalljes hyjnore. Pra vazhdimësi e Hebreizmit, Krishtërimit dhe e feve të të gjithë profetëve që kanë ardhur që prej krinjimit të njeriut. Pra, të gjithë Profetët e më parshëm Ibrahimi, Musa, Isa dhe paraardhësit e tyre, sipas islamit, kanë përcjellë po atë mesazh të cilin ai po e përcjellë sot. Në lidhje me këtë në Kur’an tekstualisht thuhet: Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!”(En-Nahl: 36). Më tej Kur’ani shprehet qartë se me kalimin e kohës fetë e mëparshmë janë tjetërsuar e dëformuar nga dora e njeriut. Ndërkohë misioni i islamit dhe i librit të kësaj feje Kur’anit, është pikërisht risaktësimi i asaj çfarë u deformua nga pasuesit e profetëve të më parshëm. Ja disa pasazhe nga Kur’ani në lidhje me këto që po themi: “Kujtoje Ibrahimin, kur i tha popullit të vet: “Adhuroni Allahun dhe frikësojuni Atij! Kjo është më e mirë për ju, nëse e dini”.  (el-Ankebut: 16). Ja dhe citimi i fjalëve të Isës (që te të krishterët njihet për Jezus) “…vetë Mesihu ka thënë: “O bijtë e Izraelit, adhuroni Allahun, që është Zoti im dhe Zoti juaj! Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit nuk ka ndihmës”. (Al-u Imran: 72).

Pra, nga shembujt e mësipër kuptohet qartë se sipas Kur’anit të gjithë profetët (pra fetë) kanë thënë të njënjtën gjë, por më pas janë deformuar nga pasuesit e tyre.

Më pas Kur’ani duke mos u mjaftuar me kaq, vazhdon më tej dhe na tregon se me ardhjen e islamit, çdo fe tjetër është automatikisht e anulluar dhe e papranueshme nga ana e Krijuesit të gjithësisë. Në lidhje me këtë në Kur’an thuhet: “Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami. Ata që u është dhënë Libri(Hebrenjtë dhe të krishterët), patën mospajtime nga zilia që kishin midis tyre, vetëm pasi u erdhi dituria. Por kushdo që i mohon udhëzimet e Allahut, ta dijë se Allahu është i shpejtë në llogari”. (Al-u Imran: 19). Po në lidhje me mos pranimin e asnjë feje tjetër përveç islamit në Kur’an thuhet: “Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur”. (Al-u Imran: 85).

Ashtu pra siç u pa nga pjesët e mësipërme të Kur’anit, islami nuk e pranon ekzistencën e mirëfitlltë të ndonjë feje tjetër tek Kirjuesi i Gjithësisë. Por në të njënjtën kohë Kur’ani në këtë botë i quan fetë e tjera fe, qofshin të shpallura por që janë deformuar më pas, qofshin edhe me burim njërëzor, siç janë fetë e ndryshme pagane. Kjo duket qartë në thënien Kur’anike ku Allahu e porosit Profetin Muhammed (Paqja dhe Shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) që t’i thotë jobesimtarëve: “Ju keni fenë tuaj, ndërsa unë kam fenë time!” (El-Kafirun: 6). Pra mund të thuhet se islami i quan fe, fetë e tjera në bazën e pretendimit të vetë atyre, por jo fe të tilla që të jenë në të njënjtin status tek Krijuesi.

Pra, nëse do të kthehemi tek akuza e ngritur ndaj imamëve të ndaluar se ata nuk pranokan bashkimin e feve. Pas gjithë pjesëve nga Kur’ani që u përmendën, duket qartë se ky nuk është thjeshtë mendim i tyri, por është përcjellje e drejtpërfrejtë e asaj çfarë thotë vetë Kur’ani, libri i kësaj feje. Atëherë përderisa të gjithë pretendojnë se kushteta garanton të dretën e besimit, praktikimit dhe propagandimit të fesë, themi se kjo që ju e quani nxitje për urrejtje ndërfetare, nuk është as më shumë, e as më pak por përcjellje germë më germë e mësimeve të fesë. Nëse me atë që keni shkruar në kushtetutë, këni për qëllim që “çdo individ ka të drejtë të besojë, të praktikojë dhe të propagandojë fenë siç duam ne”, atëherë kjo nuk mund të quhet “liri e shprehjes së besimit”, por liri “e shprehjes së asaj që beson shteti, pa marrë parasysh se goja e besimtarit të cilës feje e shpreh atë”. Pra, në rastin e dytë, kushdo që e shpreh atë fe, nuk ka rëndësi se kujt feje i përket, përderisa feja është e njënjta, siç e do shteti. Pas gjithë kësaj a mund të thuhet se kemi të bëjmë me urrejtje fetare. Përgjigjen le t’ia japë çdokush vetvetes.

Nëse thuhet se “po mirë, pse këto pjesë të Kur’anit nuk i kemi dëgjuar asnjëherë nga goja e “përfaqësuesve zyrtar” të islamit? Madje ata predikojnë krejt të kundërtën e asaj çka u tha më lart dhe që e predikojnë këta imamllarë?” Themi se këto pyetje dhe shumë e shumë pyejte të tjera të ngjashme ngelet që t’iu drejtohen atyre dhe pikërisht ata vetë t’i përgjigjen e askush tjetër. Sa i përket asaj se çka thotë Kur’ani, ajo është një fakt dhe këtë mund t’a shohë çdokush. Mjafton të ketë një libër Kur’ani qoftë edhe në gjuhën shqipe.

Gjithashtu Kur’ani në mënyrë të qartë hedh poshtë çdo pretendim se “islami me fetë e tjera të devijuara nuk ka ndryshime thelbësore”, se ato “mund të afrohen”, “kanë të njënjtin drejtim apo qëllim”, e të tjera pretendime si këto, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me “dialogun dhe harmonin ndërfetare”, një teori kjo shumë e përfolur vitëve të fundit. Kur’ani në mënyrë të qartë, bën dallimin që në themel midis islamit dhe të tjerëve. Në asnjë mënyrë nuk pranon kompromis ndërmjet besimeve dhe gjithnjë thekson distancimin e plotë midis tij dhe çdo lloj feje apo ideologjie tjetër gjysëmfe (si: komunizmi, kapitalizmi, demokracia etj). Kështu për shembull, Kur’ani i klasifikon Hebrejtë dhe të krishterët qartësisht si jobesimtar. Në lidhje me këtë Kur’ani shprehet tamam kështu: “Hebrenjtë thonë: “Uzejri është i biri i Allahut”, të krishterët thonë: “Mesihu është i biri i Allahut”. Këto janë fjalët e tyre, nga goja e tyre, i imitojnë fjalët e jobesimtarëve të mëparshëm. I vraftë Allahu! Si po shmangen (nga e vërteta)!”(Et-Teube: 30).“Sigurisht që ata shpifin kur thonë: “Allahu ka lindur fëmijë”! – Ata, në të vërtetë, janë gënjeshtarë”. (Es-Saffat: 152). Ata thonë: “I Gjithëmëshirshmi ka një bir”. Keni thënë diçka vërtet të tmerrshme!Qiejt gati sa nuk copëtohen prej kësaj; Toka gati sa s’çahet e malet sa s’rrëzohen të thërrmuar,ngaqë ata i veshin një bir të Gjithëmëshirshmit.Kurrë nuk i shkon (madhërisë së) të Gjithëmëshirshmit të ketë një bir”.(Merjem: 88-92).

Siç vihet re qartë në këtë grup fragmentesh nga Kur’ani, Libri i kësaj feje i cilëson hapur Hebrejtë dhe të krishterët si mosbesimtarë, gënjeshtarë dhe shpifës, madje i mallkon ata duke thënë “i vraftë Allahu!”. Atëherë çfarë t’i bëjë këto pjesë të Kur’anit një predikues i cili predikon në një vend ku sistemi pretendohet te jetë “demokratik” dhe me të madhe theksohet liria e fjalës, mendimit, e besimit, praktikimit dhe propagandimit të tij?! Pra, a po mashtrojnë hoxhallarët e arrestuar njerëzit duke ndryshar fenë?!

Pavarësisht se çfarë thonë njerëzit, në Kur’an pamë qartë se nuk bëhet fjalë -të paktën me aq sa thotë Kur’ani- për tolerancë, bashkëpunim apo veprim, afrimitet dhe për qëllime të përafërta, e aq më pak të njënjta midis feve dhe islamit.

Një pikë tjetër e rëndësishme për të cilën flitet sot kryesisht nëpër konferenca të të ashtuquajturit “dialog ndërfetar”, por që mund te ndërlidhet edhe me akuzat e ngritura kundër hoxhallarëve është edhe “miqësimi ndërmjet feve”, apo “ndërmjet pjestarëve të feve dhe përkrahja e tyre njëri-tjetrin”. Kur’ani e cek hapur edhe këtë temë në shumë vende të ndryshme. Ndër ta le të përmendim disa shembuj: “O besimtarë! Mos i bëni miq e mbrojtës hebrenjtë dhe të krishterët! Ata janë mbrojtës të njëri-tjetrit. Kushdo prej jush që i bën ata miq, është me ata. Vërtet, Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit”. (El-Maide: 51). Nga ky pasazh kuptohet qartë se muslimanët janë të porositur drejtpërdrejt nga Kur’ani që të mos miqësohen, e të mos kenë afrimitet me Hebrenjtë dhe të kirshterët. Por Kur’ani qartëson gjithashtu se ky distancim nuk është i njëanshëm, duke theksuar se edhe ata kanë urrejtje ndaj muslimanëve, nuk kanë dëshira të mira për ta dhe nuk do të jenë të kënaqur me muslimanët përderisa ata nuk lënë fenë islame dhe të përqafojnë më pas ndonjë fe të tyren. Në lidhje me këtë mund të përmenden këto pjesë nga Kur’ani: “O besimtarë! Mos zgjidhni për miq dhe këshilltarë të afërt njerëz të tjerë jashtë gjirit tuaj; ata nuk ngurrojnë që t’ju bëjnë dëm. Ata dëshirojnë që të vuani. Urrejtja shfaqet në gjithçka që del prej gojës së tyre, kurse ajo që fshehin në zemrën e tyre, është edhe më e madhe. Ne jua kemi shpjeguar vargjet (e Kuranit), nëse jeni njerëz që kuptoni”. (Al-u Imran: 118). As hebrenjtë, as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty, derisa të pranosh besimin e tyre. Thuaju: “Vetëm udhërrëfimi i Allahut është i drejtë!” E, në qoftë se pas diturisë që të ka zbritur, ti ndjek dëshirën e atyre, atëherë askush nuk do të të ndihmonte apo mbronte nga dënimi i Allahut”.(El-Bekare: 120).

Siç e pamë, Kur’ani i porosit, madje i urdhëron qartë besimtarët muslimanë dhe u tërheq vërejtjen atyre, që të mos i konsiderojnë miq, mos të kenë afrimitet me fetë e tjera, e të mos presin ndihmë prej tyre. Më tej ata informohen gjithashtu nga ana e Kur’anit se edhe pjestarët e feve të tjera nuk kanë dashuri për muslimanët dhe nuk do të jenë të kënaqur prej tyre, deri atëherë kur ata të braktisin islamin dhe të përqafojnë ndonjë fe, prej feve të tjera.

Por nga ana tjetër kjo nuk do të thotë me çdo kusht shpallje lufte në çdo rast kundër të tjerëve, apo ti terrorizosh ata. Jo aspak. Islami i ka të gjitha rregullat e duhura për këtë pikë dhe kjo deri vonë është realizuar në një hapësirë gjeografike nga Australia e deri në Spanjë, përfshi këtu edhe rajonin ku ne bëjmë pjesë, Ballkanin. Në gjithë këtë shtet të madh, i cili përbëheshe nga shumë rraca dhe fe të ndyrshme, islami nuk ia ndaloi fenë të tjerëve, nuk i luftoi, por as edhe i bashkoi apo harmonizoi ato besime. Islami sigurisht që nuk nxit luftë pa qënë rrethana e tillë dhe pa u përmbushur kushtet e caktuara të luftës. Tjetër gjë është dallimi dhe distancimi që duhet të ketë islami me fetë e tjera dhe pjestarët e tyre, e krejt tjetër gjë është t’i luftosh ata. Në Kur’an shihet qartë se muslimanët urdhërohen të sillen mirë dhe të mbajnë drejtësi me të tjerët, kushdo qofshin ata dhe të mos luftojnë askën përderisa nuk iu është shpallur luftë dhe nuk luftohen. Në lidhje me këtë mund të përmendim nga Kur’ani këto pjesë: “Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët”.(El-Mumtehine: 8). O besimtarë! Bëhuni të qëndrueshëm në urdhrat e Allahut dhe bëhuni dëshmues me drejtësi! Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë, se kjo është më afër devotshmërisë dhe frikësojuni Allahut! Pa dyshim, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë që punoni ju”.(El-Maide: 8).

Siç e pamë gjatë gjithë këtij materiali imamët dhe besimtarët të cilët akuzon se ndjekin mendime fetare që përmbajnë urrjetje, ekstremitet etj, apo thërrasin në to, nuk kanë të bëjnë fare me ekstremizmin dhe as që po thërrasin për urretje. Ajo çka vihet në dukje është se ata vetëm se janë munduar të përcjellin besimin e tyre përkatës tek besimtarët të cilët i ndjekin. Këtë -siç u pa më lart- e kanë bërë duke u mbështetur preçizisht në tekstet themelore të fesë së tyre. Kjo nuk mund të përbëjë në asnjë mënyrë vepër penale, madje është e garantuar nga kushteta, të cilën vetë shteti mbështet dhe pretendon t’a zbatojë me përpikmëri.

Prandaj do të ishte më mirë që strukturat shtetërore në vend që të merren me gjuetinë e kriminelëve dhe të tërroristëve fantazëm, le të merret me problemet konkrete të cilat e kanë kapluar shoqërinë e këtij vendi që nga koka e deri te këmbët. Le të merret me luftimin e korrupsionit, për të cilin gjatë gjithë kohës me të madhe pretendohet se do të luftohet, por asnjëherë s’është parë të realizohet kjo gjë. Le të merret me krimet, vrasjet dhe vrasësit të cilat ndodhin çdo ditë në mes të qyteteve të këtij vendi, madje edhe në vetë kryeqytetin e tij. Le të merret me llojet e ndryshme të trafiqeve, të cilët marrin në qafë jetë e jëtë njerëzish çdo ditë. Le të merret, e le të merret… Punë për të bërë ka shumë, nuk jemi një shoqëri aq pa probleme sa të merremi e fabrikojmë probleme artificiale, fallco dhe të paqëna. Mos të merremi me gjurmët, por me vetë ujkun.

Dhe në fund shpresojmë që besimtarët e ndaluar të rifitojnë lirinë e tyre sa më shpejt!…

Shkroi: Tahir SHABA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here