Ambasadori norvegjezë në Kosovë provokon myslimanët e Kosovës

0
256

foto_8_-_9_Jan_Braathu-_Ambassador_720411Në një intervist për gazeten express ai shprehet kundër islamit burimor thotë se Ataturku që ndaloj shaminë
është revulucionari më i madh po ashtu deklaron se lënda fetare më së miri mësohet në kisha dhe xhami e jo në shkolla.

Gjithashtu ai e pranon se shteti norvegjez e ka sponsoruar revisten Kosovo 2.0 dhe lavdron Petrit Selimin dhe Vlora Citakun për reagimin kundër grupit siq i quajn ata ekstremist që ndaloj naten e seksit në Prishtinë.

Më posht do ta lexoni intervisten nga gazeta express me ambasadorin norvegjez.

Kundër Pushtetit të Turmave

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë porosit shtetin kosovar të mos tregohet tolerant ndaj pushtetit të turmave. Thotë se islami në Ballkan është tolerant dhe mësim për të tjerët, por që Kosova duhet të ruhet nga ndikimet që janë parë në Maqedoni dhe Sanxhak. Paralajmëron se Norvegjia do ta rrisë ndihmën për Kosovën. Ambasaori norvegjez në Prishtinë, Jan Braathu, flet për Express.

Ambasadori Jan Braathu është ndër ambasadorët e rrallë që mbulon dy shtete nga kryeqyteti i Kosovës, Shqipërinë dhe Kosovën.

Ka punuar me Ballkan për shumë vite, duke shërbyer si ambasador në Bosnje, por edhe drejtor politik në MPJ të Norvegjisë.

E zhvilluam këtë bisedë pas sulmeve ndaj revistës Kosovo 2.0 gjatë së cilës u sulmua edhe një anëtar i stafit të Ambasadës norvegjeze.

Express: Tash së fundi Ambasada norvegjeze u përmend si një nga sponsorët e revistës Kosovo 2.0, që u atakua nga disa ekstremistë. Cili ishte reaksioni juaj ndaj lansimit të kësaj reviste dhe protestave të dhunshme që shkaktoi?

Braathu: Ambasada norvegjeze ka kontribuar financiarisht në “Kosovo 2.0” që nga themelimi i saj. Dëshironim të përkrahnim gazetarët e rinj dhe kreativë kosovarë, që kishin vizion të prodhojnë një revistë urbane, që ka cak rininë kosovare. Magazina ka preku pika kontroverse si korrupsioni, feja dhe tash së fundi dhe më kontroversja – seksualiteti. Revista pra hap tema për debat. Kjo është një gjë e mirë në cilëndo shoqëri moderne europiane, përfshirë Kosovën. Më lejoni të shtoj se Ambasada nuk pajtohet gjithmonë me përmbajtjen editoriale të revistës, por ky është koncepti i lirisë gazetareske në praktikë.

Ajo që ndodhi para ca javëve mund të karakterizohet më së miri me “sundim turmash”. Qëllimi ishte të frikësohen njerëzit që dëshirojnë të marrin pjesë në lansimin e kësaj reviste. Në të vërtetë, veprat e këtyre turmave – që u inspiruan fatkeqësisht më duhet të shtoj, edhe nga ca figura fetare – më përkujtonte veprimet që i kemi parë dhe i kemi gjykuar në Beograd. Me të vërtetë kemi të bëjmë me të njëjtin mentalitet. Kjo natyrisht se do të diskutohet dhe referohet në muajt në vijim në kryeqytetet europiane, teksa diskutohet progresi dhe gjendja e demokracisë në Kosovë. Këso banda dëmtojnë imazhin e Kosovës dhe dëmtojnë edhe perspektiven e të gjithë qytetarëve kosovarë.

Sundimi i turmave është i kundërt me sundimin e ligjit dhe format demokratike të qeverisjes, dhe vetë shoqërisë së hapur që ne provojmë të zhvillojmë dhe mbrojmë në Europë. Kjo është në thelb se çka do të thotë të jesh “Europian”, pra respekti për të drejtat e të tjerëve dhe brenga për obligimet që njeriu i ka ndaj bashkëqytetarëve të vet dhe ligjit.

Jam pikëlluar shumë që turmat e tilla mbisunduan në rrugët e Prishtinës, edhe nëse kjo ishte veç për pak kohë. Kjo nuk tolerohet në një shtet që thotë se respekton të drejtën dhe ligjin. Po ashtu nuk tolerohet që policia t’ua lëshojë kontrollin e rrugëve turmave violente, që kinse përbëheshin nga islamistët.

Në anën tjetër, Ambasada norvegjeze përshëndet reagimin e Qeverisë së Kosovës si dhe vëmendjen personale që këtyre incidenteve ia kanë dhënë posaçërisht ministrja Vlora Çitaku dhe zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi. Të jem shumë i qartë, këta kanë përkrahjen e plotë të ambasadës sime për punën që e bëjnë në përmirësim të imazhit të Kosovës. Kemi financuar projektet e MPJ së Kosovës për diplomaci publike, prandaj këto sulme janë të dëmshme sepse shkatërrojnë edhe punën e madhe që kanë bërë shumë njerëz.

Express: Keni shërbyer edhe në Bosnje si ambasador, besoni se ka rrezik që në Kosovë të forcohen rrjetet rajonale të ekstremistëve? Shumë u shkrua në shtypin kosovar për këtë temë…

Braathu: Islami që kam eksperiencuar në Bosnjë dhe Hercegovinë është islam i hapur dhe tolerant. Jam befasuar me tolerancën e boshnjakëve myslimanë pas gjenocidit që kanë përjetuar. Është një model i ushtrimit të islamit që është i vjetër me shekuj të tërë në Ballkan dhe është i kundërt me versionet moderne Wahabi ose Salafi, që thjesht eksportohen nga Arabia Saudite dhe ca shtete arabe. Megjithatë, ka Wahabi edhe në Bosnje, edhe pse të pakët në numër. Por, e shohim një radikalizim brengosës në Sanxhak dhe Maqedoni. Mendoj se Bashkësia Islame e Kosovës duhet të ketë kujdes. Kam biseduar me imamë në Kosovë që janë sulmuar – fizikisht – nga islamistët ekstremë. Prandaj besoj se ka çdo arsye të brengosemi, por në anën tjetër as ta rrisim çështjen përtej problemit real. Shumica absolute e myslimanëve në Ballkan janë të moderuar dhe shumë paqësorë, që kanë pranuar të jetojnë me njerëz të ndryshëm. Kjo ishte një traditë e vërtetë në Ballkan me qindra vite. Njerëz të besimeve të ndryshme kanë bashkë-ekzistuar dhe bashkë-jetuar. Ky është një mësim i multi-kulturalizmit që në Europën Veriore duhet ta mësojmë ende sot, pasi që shoqëritë tona po ndryshohen për shkak të emigracionit.

Express: Megjithatë, disa nga protestuesit nga këto lëvizje thonë se po luftojnë për modele europiane të të drejtave, si p.sh. shamitë në shkolla apo mësim fetar, që lejohet në shtetin tuaj. Parlamenti kosovar ka refuzuar të votojë mbi këto çështje. Cila është porosia juaj për pushtetin kosovar?

Braathu: Mendoj se njëri nga revolucionarët më të mëdhenj të kohërave moderne është Kemal Ataturku, që ka pasur prejardhje nga këto treva. Besoj se Turqia dhe disa shtete tjera kanë gjetur një qëndrim të duhur ndaj fesë në sferën publike. Po ashtu besoj se sekularizmi ka sjellë përfitime të shumta për çfarëdo qeverisjeje. Ju lus të më dëgjoni – unë them se qeveritë dhe shtetet duhen të jenë sekulare, por duke respektuar plotësisht të drejtat e atyre që besojnë! Ne nuk kemi mësim fetar në Norvegji. Kemi një lëndë për besimet e ndryshme, gjë që është krejtësisht tjetër sepse është në kuadër të plan-programit sekular. Në Bosnje kam përkrahur një projekt të rëndësishëm, të draftuar nga besimtarë të devotshëm të të gjitha feve, të zhvillohen manuale si doracakë ku shkruhet për “Kulturën e feve”. Këta doracakë, 8 gjithsej, ndoshta mund të përdoren edhe në Kosovë. Këshillë pra nuk do të jap, pos të them se besimi religjioz është aspekt thelbësor i ekzistencës njerëzore dhe duhet kuptuar në plotëni të saj. Mësimet fetare në anën tjetër, shumë më mirë bëhen në kisha e xhamia se në shkolla publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here