Amaneti i fundit i shejh Albanit

0
171

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.

Këshilloj gruan time, fëmijët e mi, shokët dhe të gjithë të dashurit e mi, që kur t’u arrijë lajmi për vdekjen time – së pari – ta lusin Allahun të më falë dhe të ketë mëshirë për mua dhe të mos vajtojnë as të qajnë për mua me zë të lartë.

Së dyti, i porosis ata ta shpejtojnë varrimin tim dhe të mos i lajmërojnë të afërmit dhe vëllezërit e mi (për vdekjen time), përveç aq sa është e nevojshme për kryerjen e përgatitjes së varrimit. Kërkoj që ata të caktojnë fqinjin dhe mikun tim të sinqertë, Izet Hidr Ebu Abdullahun për detyrën e larjes së trupit tim dhe cilindo që ai zgjedh për ta ndihmuar atë.

Së treti, zgjedh për t’u varrosur në varrezat më të afërta, kështu që ata që do të mbajnë trupin tim nuk do të detyrohen ta bartin atë me makinë, e cila do të shkaktojë përcjelljen e xhenazes sime me makina. Gjithashtu kërkoj që varri im të vendoset në një varrezë, e cila nuk do të ketë shumë të ngjarë të gërmohet (ndonjë herë në të ardhmen e afërt)… (disa pjesë janë lënë jashtë këtu)…

Ata që jetojnë në vendin ku do të vdes unë të mos e lajmërojnë asnjë njeri jashtë këtij vendi, si për shembull fëmijët e mi – të mos ia përmendin të tjerëve përveç vetes së tyre – derisa të jem varrosur. Kjo sepse emocionet do t’i pushtojnë dhe njerëzit do të ndikojnë mbi ta dhe si rrjedhojë do të vonohet varrimi im.

Lus Kujdestarin (Allahun) që ta takojë Atë me mëkate të falura (disa pjesë janë lënë jashtë këtu)…

Gjithë bibliotekën time, duke përfshirë librat e botuar, ata të fotokopjuar, dorëshkrimet e mia dhe ato që i ka shkruar ndokush tjetër, ia lë trashëgimi bibliotekës së Universitetit të Medines. Kjo për shkak të kujtimeve të mira që kam nga ky universitet, për sa i përket thirrjes në Kuran dhe Sunnet me metodologjinë e selefëve të mirë, sa isha mësues atje. Shpresoj që Allahu do ta bëjë atë të dobishme për udhëheqësit e atij Universiteti, siç përfituan studentët e atij universitetit nga pronari i saj gjatë atyre ditëve. Dhe lus Allahun që të më sjellë dobi mua nga ata (studentët), nëpërmjet sinqeritetit dhe davetit të tyre.

[Allahu thotë:] “O Zoti im! Më frymëzo që të të falënderoj për begatitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur! Më dhuro pasardhës të mirë! Tek Ty kthehem i penduar dhe Ty të dorëzohem!” [Kuran 46:15]

Muhammad Naasirud-din El-Albani
Më 27 Xhumadel-ula, 1410 H

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here