Alternativa bimore profesionale per trajtimin e tumoreve

0
211

Alternativa bimore profesionale per trajtimin e Tumoreve:

Mjekët ne mjekesine natyrale bimore kanë prodhuar mjekime natyrale për trajtimin e llojeve te ndryshme te tumoreve, brenda një periudhe kohore prej 3-6 muajsh, me mirësinë dhe suksesin nga Zoti Fuqiplotë. Kjo kurë natyrale vepron në mënyrë të shumëfishtë, duke aktivizuar sistemet dhe organet kryesore dhe dytesore te trupit per te kryer sa me mire funksionet e tyre, duke riparuar dhe fuqizuar sistemin imun në mënyrë që organizmi i të sëmurit t’i bëjë rezistencë qelizave kancerore dhe t’i sulmojë ato, si dhe duke luftuar për shkatërrimin e qelizave kancerore që në brendësi të tyre dhe pa dëmtuar asnjë qelizë apo ind të shëndoshë. Megjithatë, mund te themi se suksesi i plote varet nga avancimi i semundjes dhe përgjigjes se organizmit ndaj ilaceve dhe normalishte suksesi eshte ne doren e Allahut fuqiplote.

Mjekët vazhdojnë kërkimet e tyre për ta avancuar edhe me tutje mjekimin bimore në mënyrë që suksesi të jetë më i madh edhe për rastet kur sëmundja ka perparuar dhe ka dale nga kontrolli, pasi që zakonisht njerëzit sot drejtohen tek mjekësia alternative dhe ajo bimore pasi i kanë humbur shpresat e shërimit nga mjekësia moderne bashkëkohore dhe pasi janë shkatërruar totalisht nga ilaçet kimike. Përmendim këtu se një bashkëpunim i mjekësisë moderne me atë tradicionale popullore e bimore, për zbulimin e mjekimeve të sigurta veçanërisht për sëmundje të tilla si kjo e kancerit, është një obligim shoqëror bashkëkohor për të mirën e njerëzimit, pasi që mundësitë materiale dhe fizike të mjekësisë shkencore sot janë shumë herë më të mëdha se ato të mjekësisë bimore popullore.
Por duhet pasur parasysh se Ai që shëron në të vërtetë është Zoti i gjithçkaje, kurse ilaçet janë shkak që Zoti i ka krijuar per sherim dhe jo shërues. Profeti ynë, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Allahu nuk ka krijuar semundje, veçse ka krijuar edhe ilaç per të, të cilin e mëson ai që e mëson dhe e injoron ai që e injoron, me përjashtim të helmueses. (për të nuk ka ilaç)” Thanë: “Cila është helmuesja, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Vdekja!” D.m.th. që kur Allahu i ka caktuar vdekjen një personi dhe afati i tij në dynja ka mbaruar, nuk i bën më dobi asnjë lloj ilaçi, qoftë edhe nëse sëmundja e tij është e lehtë apo edhe pa qenë fare i sëmurë, por…

Por askush nuk e di të fshehtën dhe askush nuk e di se kur dhe ku do të vdesë, dhe ndodh që një i sëmurë me sëmundje vdekjeprurëse të jetojë gjatë, jashtë çdo parashikimi, kurse një i shëndoshë të vdesë pa qenë i sëmurë, jashtë çdo parashikimi. Kështu që, detyra e mjekëve dhe e vetë të sëmurit është që të mos dorëzohen në asnjë rast, por të vazhdojnë luftën e tyre me çdo lloj sëmundje kryeneçe dhe kokëfortë, sepse kështu ata kryejnë obligimin e tyre që u ka ngarkuar Zoti i tyre që kur e ka zbritur njeriun në tokë, për vazhdimin dhe përmirësimin e jetës në tokë që të jetojë sa më i lumtur, si dhe të fitojë kënaqësinë e Zotit të tij dhe lumturinë e përhershme në botën tjetër.
Rezultatet e mjekesise bimore natyale kanë qenë të shkëlqyera, shumë të sëmurë që kanë qenë drejt vdekjes dhe me shpresa të humbura, janë shëruar dhe janë kthyer në jetën normale, me mirësinë e Zotit të Plotfuqishëm. Edhe ti mund të shërohesh dhe të jesh një prej këtyre, prandaj mos ngurro në përfitimin prej këtyre mjekimeve natyrale të nxjerra nga prehëri i natyrës ashtu si e ka krijuar Allahu, dhe aspak të dëmshme për trupin tënd. Kjo mund të jetë mundësia jote që nuk duhet humbur, në mënyrë që të vazhdosh të jetosh me shëndet të plotë, të shijosh jetën e kësaj bote dhe të kryesh detyrimet e tua në të, deri sa të vijë caktimi i Allahut dhe të kthehesh tek Ai, si të gjithë njerëzit, dhe të marrësh shpërblimin për veprat e tua në këtë botë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here