Alopecia dhe Renia e Flokut

0
358

                                                                                                                                            alopecia

Formula DBF kundër rënies së flokut

Statistikat e Unionit mjekësor të sëmundjeve të lëkurës në Gjermani, tregojnë se shkaku kryesor tek 40{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} e burrave që vuajnë nga rënia e flokut (mbetjes tullac) dhe te 52{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} e grave, është i trashëgueshëm.
Kur njeriu lind, trupi dhe veçanërisht koka e tij është e mbuluar me një shreës të hollë qimesh, të cilat mund të jenë të dukshme apo të padukshme me sy të lirë, ose mund të shfaqen më vonë apo menjëherë pas lindjes, por njeriu fillon ta humbasë një shtresë të qimeve që mbulojnë kokën befasisht ose gradualisht, si rezultat i disa faktorëve nga më të rëndësishmit e të cilëve është trashëgueshmëria dhe disa sëmundje të caktuara.

Rastet që mund të ndihmohen nga formula DBF kundër rënies së flokut

1. Rënia e trashëguar e flokut

Siç e thamë më sipër, faktori trashëgues në rënien e flokut është nga shkaqet kryesore të rënies së flokut tek burrat dhe ai i ndodh 2 burrave në çdo 5 burra. Kemi për qëllim me trashëgueshmërinë e rënies së flokut: se floku është programuar gjenetikisht që të bjerë në një moshë të caktuar të njeriut, dhe ky lloj i rënies së flokut njihet edhe me emrin “rënia e flokut tipike mashkullore”, ose “rënia Indrogjene e flokut”, dhe zakonisht ndodh nga mosha 20-45 vjeç. Ndonjëherë mund të ndodhë paparitur edhe më herët se kjo moshë. Rënia e flokut merr zakonisht një formë të caktuar sipas hartës së kokës dhe shfaqet në formën e shkronjës (M), duke u tërhequr deri në lëkurën e kokës duke ndarë flokun dhe duke e shkatërruar atë që nga balli, te maja e kokës dhe në dy anët e saj. Studiuesit besojnë se kjo rënie e flokut vjen si rezultat i një alergjie të trashëguar në rrënjët e flokut që vepron kundër hormonit mashkullor Testosteron, për shkak të (DHT), kundër të cilës vepron formula DBF kundër rënies së flokut.

2. Stresi dhe tensioni nervor

Gjendja e stresit dhe tensionit nervor nxit rënien e flokut , qoftë nëse njeriu është i përgatitur gjentikisht për rënien e flokut apo jo, (d.m.th. edhe nëse nuk e ka trashëgimi). Sigurisht që kjo nuk ndodh tek të gjithë, por në rastin e parapërgatitjes gjenetike për rënien e flokut, kjo bëhet e padiskutueshme, madje në këtë rast rënia e flokut bëhet më e shpejtë. Dhe kemi për qëllim këtu stresin e madh dhe të fortë nga i cili vuan dikush, kur humb një të dashur, apo kur kryen ushtrime fizike të rënda, dhe nuk kemi për qëllim lodhjet e përditshme të njeriut nga puna e tij apo në rastet që konsiderohen normale.

3. Për shkak të disa ilaçeve

Ndonjëherë flokët bien nga ndikimi i disa ilaçeve mjekësore, por zakonisht kjo ndodh në efektet anësore dhe të përkohshme të ilaçeve dhe jo përgjithmonë. Vargu i ilaçeve që shkakojnë rënie të flokut përfshin një numër të madh të tyre, prej të cilave përmendim: Lamfitamina, aspirina –nëse përdoret shumë-, ilaçet e sëmundjeve kancerore nëpërmjet lëndëve kimike dhe rrezatimeve, disa parandalues të shtatzanisë, etj. Formula DBF mund ta kthejë me sukses të plotë rritjen e flokut edhe në këtë rast.

4. Rënia e flokut për shkak të sëmundjes (alopecia, qerea)

Disa sëmundje që e prekin njeriun shkaktojnë ndarje të flokut dhe rënie të tij, dhe sidomos kur ndodhin çrregullime në funksionet e gjendrës teroide, kur dikush preket nga qerea, apo nga ndonje sëmundje tjetër. Edhe në këto raste, formula DBF mund ta kthejë rritjen dhe shëndetin e flokut me sukses.

1. Alopecia: Më parë besohej se alopecia ishte një lloj rënie e flokut e shkaktuar nga stresi dhe tensioni nervor, madje një farë kohe mendohej se kjo gjendje shkaktohet si rezultat i reagimeve vetëimune që ndodhin tek njeriu kur sistemi imun i tij pëson çrregullim në formë të veçuar dhe sulmon rrënjët e flokut duke shkaktuar disa zona ku nuk arrin qarkullimi i gjakut dhe si rezultat bien flokët në ato zona. Floku mund të rikthehet përsëri në këto zona brenda gjashtë muajve dhe kjo gjë mund të përsëritet, por zhdukja e flokut për më shumë se një vit mund të thotë se rënia e flokut në këto zona është kthyer në gjendje të përhershme, dhe në këtë rast ju mund të përdorni formulën DBF për të kuruar me sukses të plotë rënien e flokut dhe të riktheni rritjen dhe shëndetin e tij, me lejen e Zotit.

2. Mania për shkuljen e flokut: Një sëmundje mendore që i ndodh disa njerëzve dhe i bën të kenë mani për shkuljen e flokut që në rrënjë duke shkaktuar vdekjen e rrënjëve të flokut. Kjo është një gjendje që ndodh në mënyrë të pavetëdijshme tek njeriu, kur ai është i tensionuar apo i nevrikosur. Edhe në këtë rast, formula DBF vepron në kthimin e flokut të humbur.

3. Rënia e flokut për shkak të shtrëngimit të tij: Rrënjët e flokut mund të infektohen si rezultat i tërheqjes dhe shtrëngimit të tyre gjatë disa krehjeve të caktuara për kohë të gjatë ose nga përdorimi i shtrënguesve të flokëve, e ngjashëm me këto. Kjo shkakton dëmtimin e rrënjëve të flokut me dëmtim të përhershëm që mund të çojë në vdekjen e tyre dhe si rrjedhojë mbetjen e disa zonave përgjithmonë pa flokë. Formula DBF mund ta rikthejë rritjen natyrale të flokut edhe në këtë rast.

Gradat e rënies së flokut (mbetjes tullac) nga 1 në 7

bald5

Përbërësit e ampulës DBF kundër rënies së flokut

Acid nicotinic apo i njohur ndryshe si Vitamina B3, Vitaminë B6, Folic Acid, Vitaminë B12, Vitaminë H, Pantothenic Acid apo njohur ndryshe si Vitamina B5, Jod, magnesium (esenca e bimës indiane GotuKola), esenca e Ginsenut Siberian, esenca e farave të kungullit, esenca e bimës Saveebalmito, Acidi PABA dhe 20 lloje të ndryshme aminoacidesh.

Kohëzgjatja e përdorimit të ampulave DBF varet nga grada e flokut të rënë, dhe për këtë të vjen në ndihmë grafiku i mësipërm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here