O Allahu im të lutem me shpirt e zemër, mos m’i nxjerr përpara syve këta individ Ja Rabb!

0
221

Nuk ka njeri që më prish disponimin, mi errëson sytë, mi vrazhdëson orët, ma ngushton dynjanë, se sa mendjemadhi! Nuk mundem ta shohë teksa është duke ecur, e gjoksin e ngrit përpjet, këmbët i çon zhak për toke, krahët i hap sikur po fluturon në hapësirat qiellore, teksa flet me dikë, s’është askund! Kur unë, që jam krijesë e njëjta me të, njeri, e urrej dhe më prish ditën e më mbledh një lëmç në lukth, si mund ta urren atë Zoti i Madhërishëm?! Mendjemadhi e shfrytëzon modestinë tënde gjithherë, për të fluturuar edhe më shumë, kështuqë im vëlla, para tij mos paraqit sjellje, respekt e as edukatë, sepse ai s’i njeh këto, për shkak se ai është nefs, ego e prishur, zemër e rrënuar, e shpirt i përmbysur! Atë vetëm dhimbjet e rënda, të cilat, pashmangshëm e bëjnë njeri, e bëjnë insan!

Turp, turp!!!

O Allahu im të lutem me shpirt e zemër, mos m’i nxjerr përpara syve këta individ Ja Rabb!

Agron Islami

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here