Agjëruesi i cili hyri në Xhenet para shehidit

0
309

Sahabiu i famshëm Talha ibn Ubejdullah r.a. transmeton se dy njerëz erdhën tek Pejgamberi, savs, dhe së bashku e pranuan Islamin …

Pas pranimit të Islamit, njëri prej tyre ishte përpjekur më shumë se tjetri, kështu që kishte shkuar për të luftuar në rrugën e Allahut dhe kishte vdekur si dëshmor. Njeriu tjetër kishte jetuar edhe një vit pas vdekjes së shokut të tij, dhe pastaj edhe ai kishte vdekur.

Sahabiu Talha r.a. transmeton se në ëndërr kishte parë se si po qëndronte para dyerve të xhenetit, dhe i sheh ata dy burrat. Nëpërmjet dyerve të xhenetit kishte dal një lajmëtar dhe e kishte marrë në xhenet atë njeriun i cili kishte vdekur një vit më vonë, kurse pastaj përsëri kishte dal dhe e kishte marrë në xhenet njeriun i cili kishte vdekur si shehid.fb_header___ramadan_kareem_2013_by_lma_design-d6clbkl

Të nesërmen në mëngjes, Talha r.a. ua tregoi njerëzve ëndrrën e tij, ndërsa ata mbetën të çuditur.
Lajmi i kësaj ëndrre arriti te Pejgamberi savs, i cili tha: “Pse po çuditeni për këtë?”

Ata thanë: “O i Dërguari i Allahut, njeriu i parë ka bërë më shumë përpjekje dhe ka vdekur si shehid, kurse ky njeriu tjetër (që nuk është angazhuar aq shumë), ka hyrë para tij në xhenet?”
Pejgamberi salAllahu alejhi we selam, ju thotë: “Ky njeriu i dytë, a nuk ka jetuar edhe një vit tjetër?”

Ata thanë: “Po.”

Pejgamberi salAllahu alejhi we selam, i pyeti: “Në atë vit, a nuk ka ardhur ramazani, dhe ai njeriu e ka agjëruar, dhe ka falur kaq namaze në atë vit?”

Ata thanë: “Po.”

Atëherë, Pejgamberi salAllahu alejhi we selam, tha: “Dallimi në mes atyre dyve është më i madh se dallimi në mes të qiellit dhe tokës.” (Ibn Maxhxhe)

Mesazhi:

Kjo që e kemi pritur muajin ramazan do të thotë të Allahu i Madhërishëm dëshiron që emri ynë të jetë në listën e banorëve të Xhenetit. Prandaj ta shfrytëzojmë këtë muaji dhe t’i tregojmë Allahut se jemi të denjë për shpërblimin dhe nderin me të cilin na ka bekuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here