Agjërimi të largon nga shprehitë e këqija?

0
254

A pini kafe? Pini duhan? Pini alkool?

Çfarë ushqime pa vitamina dhe pa minerale po konsumoni? Keni vullnet të dobët apo të fuqishëm?

Kush është bosi i trupit tënd?

Shprehitë tua? Apo mendja juaj kontrollon apetitet tuaja?

Kujtoja vetes se mishi i trupit tënd është memec dhe nuk mendon as nuk flet për ty.

Vetëm me mendime pozitive mund të tejkalosh këto shprehi të këqija. Nëse dëshiron të ndjehesh i ri, i fort si guri, fillo dhe puno ashtu siç porosit i madhi Zot që të agjërosh.

Çdo paketë me cigare përmban vërejtjen ’ duhani dëmton rend shendetin tend’. Konkluzioni i shkencëtarve është se duhani duhet ndërprerë. Por nuk po bëhet ashtu si ata po kërkojnë. E verteta e hidhur është se’trupi është memec, ‘pranon çdo gjë’. Mendja juaj duhet të jetë e fortë dhe plot besim për të mbajtur trupin tënd të shëndetshëm.

Trupi pranon monoksid karbonin dhe nikotinën nga duhani. Pranon alkoolin. Pranon çokolladet. Pranon kafen.  Trupi s’ka mekanizëm të ndaloj këto helme. Miliona njerëz po demtojnë jetën e tyre duke përdorë këta vrasës, duke vrarë veten gradualisht, pothuajse si vetëvrasje. Nëse dëshrion të largohesh nga këto helme që në fillim të stimulojnë e pastaj shkaktojnë depresion në sistemin nervor atëherë duhet të fillosh e të agjërosh. Agjërimi është zgjidhje për këto.

Duke pirë duhan me qindra miliona njerëz po vdesin në botë. Me duhan shkurtohet jeta për  9 vite. Nga tymi duhanit tënd,  ti do dëmtohesh duke ia rritë vetes shtypjen e gjakut,  duke rritur të rrahurat e zemrës dhe duke rritur CO2 (dioksidin e karbonit, tymin) në gjak. Do kesh dhe do kenë probleme me mushkëritë si bronkit apo emfizemë.

Duhanpirës po të lutem liroje veten nga ky dëm. Vetëm me një ditë agjërim niveli i nikotinës dhe CO2 do të zvoglohet, zemra dhe mushkëritë fillojnë të shërohen. Le ti themi bashkë duhanit stop duke agjëruar.

Dr. Nevzat Tarham, Psikiater thotë:‘ 90 % e atyre qe vendosin ta lënë duhanin në këtë kohë Ramazani do t’ia dalin. Ata që kanë vështirësi le të provojnë edhe  pas Ramazanit me agjërim shtesë’.

Mjeku thekson: ‘ Një nga aftësitë e fituara në Ramazan, pas 30 dite është aftësia për të kontrolluar trupin tuaj.’

Do të thotë që agjërimi ndikon në largimin e shprehive të keqija në baze të dy faktorëve.

  • E para: duke reflektuar mbi dobite shendetsore dhe ekonomike
  • E dyta: duke rrespektuar rregullin e abstinences ndaj cdo ushqimi ne agjerim, poashtu edhe te duanit, alkoolit, etj.

Dr. Nevzat shumë bukur e përshkruan ndikimin e agjërimit në lënien e shprehive të këqija, me një shpjegim pothuajse magjik.

Mjeku thekson se: ‘ Për ndryshimin e një sjellje, njeriut i duhen katër javë kohë. Agjerimi riprogramon mënyrën se si njerëzit mendojnë rreth ushqimit. Nëse mendimi për një nevojë elementare ndryshon, atëherë agjërimi mund të ndryshoj mendimin dhe sjelljen për duhanin’.

Dr. Nazmi Z. Mehmeti – profesor në shmt Presheva – profili mjekësi
Edona Rexhepi – nxënëse e klasës 3/8 në Shmt Presheva – profili mjekësi
Elma Zejnullahu – nxënëse e klasës 3/8 në Shmt Presheva – profili mjekësi

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here