Agjërimi mobilizon energjinë – mbledh Forcat vitale

0
233

 

Le ta shpjegojmë. Ne hajmë bukë dhe ajo kalon përgjatë trupit, bëhet e përtypur, tretur, thithet dhe në fund produktet e dëmshme largohen. Ne kemi kater organe kryesore të eliminimit: zorrët, veshkët, mushkërite dhe lëkurën. Për të funksionuar është rregull që organizmi të ketë rezerva të gatshme të energjisë.

Dhe duhen forca të shumta vitale për ta kaluar ushqimin përmes tubit të gjatë 9 metra nga goja deri te vrima e jshtme për defekim.   Duhet shume forcë vitale për të kaluar lëngjet përmes 2 milion filtra në veshkët e njeriut.

Duhet shumë forcë energjike për mëlçinë dhe idhzën për të bërë punët e tyre në pregatitjen e ushqimit për biliona qeliza të organizmit.

Duhet shumë punë e madhe energjike për mushkërite që thellë të marrin frymë deri në 2 litra oksigjen në secilën frymëmarje, për të pastruar tërë qarkullimin e gjakut në trupin tuaj dhe nxjerr toksinat bashkë me dioksidin e karbonit.

Duhet shumë forcë energjie për lëkurën, qe me 96 milion pore të largojnë toksinat e trupit në forme djerse.

Agjërimi është çelësi për superenergji.Breakfast

Agjërimi ështe çelësi për lirimin e rezervave të energjisë të cilat arrijnë në çdo qelizë dhe kriojnë forca vitale apo energjetike. Askush nuk mundet të e bejë këtë për ty. Është detyrë personale që duhet kryer ti, askush nuk mund të haje për ty. Besojmë 99{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} e vuajtjeve njerëzore vijnë përshkak  të ushqimit të gabuar dhe të jonatyrshëm. Efikasiteti i një makine varet prej kualitetit dhe sasisë së lëndës djegëse. Poashtu edhe për njeriun vlen e njejta. Disa njerëz fajësojnë gjithçka tjetër pervec ushqimit si shkak për dobesim të truptit dhe plakjes se parakoshme. Me vite e vite mbiushqehet, hanë edhe kur nuk është i uritur, dhe të gjitha këto krijojnë toksina të brendshme dhe demtojnë trupin tonë.

Andaj agjërimi është çelës për zgjidhjen e këtij problemi.

Dr. Nazmi Z. Mehmeti – profesor në shmt Presheva – profili mjekësi
Edona Rexhepi – nxënëse e klasës 3/8 në Shmt Presheva – profili mjekësi
Elma Zejnullahu – nxënëse e klasës 3/8 në Shmt Presheva – profili mjekësi

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here