Afrikë Qendrore, Një turmë e krishterë shkatërroi xhaminë e tretë në Bangui

0
226

(u130u)car

Një turmë e zemëruar të premten shkatërroi xhaminë e tretë afër Banguit, kryeqytetin e shkatërruar të Republikës së Afrikës Qendrore.

Xhamia e shkatërruar ka qenë në shërbim të një komuniteti modest prej rreth 100 anëtarë në Basekoto, 7 km nga Bangui.

“ Askush nuk është lënduar në sulmin në mëngjes,” i tha Agjencisë Anadolu Ahmed Tijan Naib imam i xhamisë qendrore në Bangui.

Ai tha se sulmi kishte ndodhur rreth orës 10, para se muslimanët të fillojnë namazin e së premtes.

Një dëshmitar okularë tha se një grup prej rreth 80  të krishterëve kishte ardhur me çekiç, tuba dhe shkopinj dhe filluan shkatërrimin e xhamisë para se përfundimisht t’ia jepnin flakën.

“ Ju mund ta shihnit urrejtjen në fytyrat e tyre. Ata vazhdonin të këndonin, “ Ne nuk duam muslimanë këtu, ata duhet të largohen”, tha Naib.

Është xhamia e tretë që shkatërrohet kohët e fundit në Bangui ose afër tij. Një xhami u shkatërrua në Fouh më herët gjatë këtij muaji. Një tjetër u shkatërrua në Gobongo, 10 km nga Bangui, më 20 dhjetor.

Republika e Afrikës Qendrore, vend i pasur me minerale, kaloi në anarki nga marsi, kur grupi Seleka – thuhet të jetë kryesishtë muslimanë – rrëzoi presidentin e krishterë François Bozize, i cili kishte ardhur në pushtet nga një grusht shteti i vitit 2003.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 400.000 njerëz  kanë braktisur shtëpitë e tyre si rezultat i dhunës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here