A PRISHET AGJERIMI ME PRAKTIKIMIN E HIXHAMES?

0
299

Nxjerrja e gjakut me anë të hixhames! Dijetarët Islam në lidhje me daljen e gjakut nëpërmjet hixhames kanë dy mendime:

Një grup prej tyre janë të mendimit se dalja e gjakut me anë të hixhames nuk e prish agjërimin; këtë mendim e kanë Hanefitë, Malikitë dhe Shafitë, këta janë argumentuar me hadithin e Ibnu Abasit se Profeti salallahu alejhi ue selem, ka bërë hixhame kur ka qenë agjërueshëm dhe me ihram” . Buhariu

Ndërsa grupi i dytë i dijetarëve janë të mendimit se hixhamja e prish agjërimin, sepse ajo shkakton dobësimin e agjëruesit, këtë mendim e mbështet imam Ahmedi e Ibën Tejmije dhe janë argumentuar me hadithin: “E ka prish agjërimin ai që i bëhet hixhamja dhe ai që bën”. Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Daudi, Nesai.10952276_900323389977866_6231196013922634738_n

Shejhul islam ibn Tejmije ka thënë se nëse ai që i bën hixhame të tjerëve, nuk e nxjer gjakun me gojë, atëherë ai nuk e prish agjërimin, dhe agjërimi i tij është i saktë, ndërsa i prishet atij që i nxirret gjaku për faktin se dalja e gjakut me hixhame shkakton dobësimin e trupit dhe ajo e dëmton agjëruesin.

Dijetarët kanë folur shumë në lidhje me këtë çështje porse shejh Uthejmini mbështet mendimin e Imam Ahmedit dhe Ibn Tejmijes, për faktin se ata argumentohen në hadithe; madje bashkëngjit në këtë gjykim dhe atë i cili dhuron gjak, sepse ajo është si hixhamja për nga sasia e daljes së gjakut nga trupi dhe dobësimi i tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here