A po shantazhohet Lëvizja Islame Bashkohu nëpërmjet arrestimit të Fuad Ramiqit

0
248

as-180x125Deklaratat e disa politikanëve thërrasin në dhunë, protesta e mobilizim, e që janë shumë të rrezikshme.

Me marrë peshën e këtyre deklaratave, del që këto deklarata janë të rrezikshme edhe nga pesha, më shumë se ato që ka deklaruar Fuad Ramiqi. Edhe pse në Kosovë, liria e shprehjes është e garantuar, kjo liri nuk është për të gjithë njësoj.Kështu ndodhi me rastin e liderit të Lëvizjes Islame Bashkohu, z.Fuad Ramiqi, i cili në një debat televiziv pas arrestimit të 30 personave, përfshirë edhe nënkryetarin e LISBAS, Fatos Rexhepi, ai kishte deklaruar se nuk do të rrinin duarkryq karshi padrejtësive që po bëhen ndaj muslimanëve në Kosovë dhe do ti ndiqnin të gjitha procedurat ligjore.

Por, çka ndodhi më tutje ??!

Ministri i Punëve të Mbrendshme, Bajram Rexhepi, kishte paralajmëruar rezistencë, gjoja për ta luftuar radikalizmin e terrorizmin fetar, e që sipas tij po i kanosej rreziku Kosovës. Populli i Kosovës qe tronditur me arrestimet e 30 qytetarëve të Republikës së Kosovës, gjoja për terrorizëm, e që fatkeqësisht mediume e përcollën lajmin me paragjykime, duke i quajtur radikal e ekstremis tridhjetë të arrestuarit e dyshuar për vepra penale nga më të ndryshme. Madje, para qindra qytetarëve u nxorrën të arrestuarit, të rrethuar nga polic të njësisë speciale, gjë që të ngjasonte me kohërat e hershme gjatë vitit 1998, ku popullata e Kosovës tronditej nga forca policore të shumta. E për t’ia vën pikën gjithë kësaj u bë edhe një show medial, ku të burgosurit defiluan të ludhur dhe kokëulur para qytetarëve nën masa të rrepta sigurie.

A po tronditen qytetarët e Kosovës nga këto veprime të pa matura të shtetit laik e shumë etnik kosovar…Ja vlen për tu theksuar që qytetarët e Kosovës ende nuk janë shëruar nga traumat e luftës. Dhe a është nga vet shteti më i ri në botë të ndjellë terrorizmin, i cili nuk ekziston….Të themi që ka terrorizëm në Kosovë, atëher lind pyetja..A thua cka është sulmuar deri më tani në shtetin e Kosovës nga besimtarët praktikues.
Vetë qeveritarët e trazuar nga politika dështuese, po e ngulfasin popullin dhe shtetin, duke luftuar se cili do ta marrë bajrakun i pari në dorë për ta udhëhequr shtetin.

Ramush Haradinaj, kandidat potencial për Kryeministër të Kosovës, pat thënë për besimtarët musliman: ‘Ata flliqana me mjekërr”..Madje, edhe Blerim Latifi, filozof e shoku i Kryeministrit në largim Hashim Thaçit, disa herë kishte fyer librin e shenjtë Kur’anin, madje ai nuk hezitoi që femrave me shami të ju thotë të izoluara e të nënshtruara
Poashtu, edhe deputetja Alma Lama e Ernest Luma, disa herë nuk hezituan të fyejnë publikisht besimtarët praktikues, madje këta dy ngjallën edhe debate të ashpëra në rrjetet sociale, kështu dukr armiqësuar mes vete qytetarët e Kosovës.

Kush po bën mos durim racor e fetar në Kosovë?! A mos vallë ky është një projekt i menduar mirë për të dalë nga krizat e veta politike, e pse jo edhe për të fshehur krimet e rënda ekonomike e sociale, gjithashtu edhe vrasjet e shumta të pas luftës në Kosovë.

Edhe pse pas gjithë këtij ngacmimi, qytetarët e Kosovës e gjegjësisht besimtarë musliman, e pritën me qetësi dhe durim, duke shpresuar në drejtësi. Pse për Fuad Ramiqin nuk po u merrka parasysh fjala e lirë, ndërsa për të lartëpërmendurit po. A thua politikanët kosvarë ia duan kaq shumë të keqen Kosovës sa për ta njëllosur në sytë e botës, apo ndoshta këta të fundit u rritën si foshnje, disa në komunizëm e disa të tjerë nën ftymëzimin e diktaturës së vjetër. Madje, vlen për ta theksuar që z.Fuad Ramiqi u atakua nga disa individ për pjesmarrjen e tij në anijen Mavi Marmara, e cila ishte e mbushur me besimtarë të nacionaliteteve të ndryshme fetare ballkanike e më gjerë, e që destinacioni i tyre ishte Palestina, për ti ndihmuar me ndihma humanitare banorët atje, e krejt më vonë, Hillary Klinton e krahasoi sulmin izraeli me atë të 11 Shtatorit në SHBA.


Cka mendon kryetari i KMDLM, z.Bexhet Shala, për arrestimin e Fuad Ramiqit ?!


Ai thotë që z.Ramiqin e kishte vizituar personalisht në paraburgim, e që ky i fundit nuk kishte ankesa për trajnimin e tij në burg. Gjithashtu, z.Shala tha që Fuad Ramiqin e njihte qysh herët dhe kishte përcjell aktivitetin e tij që kur z.Ramiqi ishte i angazhuar për ndërtimin e një xhamie të madhe në kryeqytet dhe për legalizimin e mbulesës së femrave në shkollë.


Ai thotë që z.Ramiqin e kishte ndjekur me një emision televiziv në Tv Klan në një deklaratë televizive i cili kishte thënë: ‘Pas arrestimeve të fundit nuk do të rrijmë duarkryq’, dhe për qeverinë aktuale e kishte quajtur regjim diktatorial, por unë mendoj që këtë e ka thënë në kuadër të lirisë së shprehjes, e dikush këtë mund ta marrë si kërcënim, mirpo ne jemi dëshmitarë që çdo ditë dëgjojmë politikan, sidomos të opozitës, të cilët thonë se nuk do të rrijmë duarkryq nëse gjykata kushtetuese nuk merr një vendim ndryshe dhe nuk na lejohet që ne të votohemi, pastaj ke deklarata të polikanëve shumë kërcënuese, të cilë thërrasin në protesta, në mobilizim për rrëzimin e presidentes Jahjaga. Marrë peshën e këtyre deklaratave, del që këto deklarata janë të rrezikshme edhe me peshë, më shumë se ato që ka deklaruar Fuad Ramiqi, dhe në qoftë se prokurori nuk ka dëshmi tjetêr veç deklaratave, atëher kjo nuk është një bazë e cila i krijon një mundësi prokurorit të ngrej aktakuzë e as të ndjekë penalish z.Ramiqin.

Gjithashtu, z.Shala tha që asnjëri nga të arrestuarit nuk mund të dënohet për veprën penale shkuarjen në Siri, sepse Kosova ende nuk ka ligj të miratuar. Liria e shprehjes gjithashtu nuk e lejon një person që të bëj thirrje për prishje të rendit e mos durim racore e fetare, nëse një politikan thërret në dhunë e protestë për rrëzimin e pushtetit, atëher para ligjit duhet trajnuar të gjithë njësoj, e në qoftë se z.Ramiqi nuk është përfshirë në ndonjë vepër tjetër penale, atëher ajo që ka deklaruar në Klan Kosova nuk ka bazë për tu mbajtur në arrest. Fuad Ramiqi për akuzën që i është ngrit nga prokuroria nuk ka bazë për ta mbajtë atë në paraburgim. Ai tani ndodhet në burgun e Pejës dhe sa kam informacion qëndron mirë me shëndet dhe deri më tani nuk ka pasur ndonjë ankesë nga ana e tij. Ne i mbrojmë të drejtat e gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh fenë e kombin, detyrë e jona është të mbrojmë qytetarët tanë, përfudoi z.Shala.
E Arsim Krasniqi, kryetari i LISBAS, e sheh arrestimin e Fuad Ramiqit si rasti i parë nga paslufta e Kosovës, ku arrestohet një politikan përshkak të qëndrimeve të tij politike dhe shprehjes publike.Tregon se arrestimi i Fuad Ramiqit është shkelje flagrante e lirisë së shprehjes dhe fjalës së lirë.
Derisa Fuad Ramiqi mbahet padrejtësisht i burgosur, duke qenë i akuzuar me akuza të pabaza, është dëshmi e qartë se përveç cënimit të të drejtave elementare të Fuad Ramiqit, po tentohet të shantazhohet edhe Lëvizja Islame Bashkohu si subjekt politik. / iliriasot.com


XHEVRIJE SYLEJMANI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here