A e dini se ku shkon dielli kur perëndon?

0
509

Ebu Dherri thotë: “Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] më pyeti: “A e di ku shkon dielli, kur perëndon?” Thashë: “Nuk e di”. Ai tha: “Ai udhëton, derisa të bjerë në sexhde nën Fronin dhe kërkon leje për t’u ngritur prapë. Por, do të vijë koha kur do t’i thuhet: ‘Kthehu nga erdhe”. Kjo do të jetë koha kur « s’do t’i sjellë kurrfarë të mire shpirtit që nuk ka besuar më herët dhe s’ka bërë punë të mira nga besimi » ” [el-Buhari]

Amr ibn Xherir tha: “Tre muslimanë po rrinin ulur me Meruanin në Medine, të cilin e dëgjova të thoshte, ndërsa po fliste për Shenjat e Çastit, se e para prej tyre do të jetë shfaqja e Dexhallit. Ata të tre shkuan te Abdullah ibn Amr dhe i treguan çka kishin dëgjuar Meruanin të thoshte lidhur me Shenjat. Abdullah tha: “Meruani s’ka treguar shumë. Unë e kam mbajtur në mend një hadith si ky nga pejgamberi [salallahu alejhi ue selam]: “Shenja e parë do të jetë lindja e diellit në Perëndim, pastaj shfaqja e Bishës paradite. Cilado nga këto dyja që ndodh e para, tjetra do të pasojë menjëherë”. Pastaj, Abdullahu, i cili ishte kishte njohuri të thella, tha: “Mendoj që e para që do të ndodhë është lindja e diellit në Perëndim. Sa herë që dielli perëndon, shkon nën Fronin, bie në sexhde dhe kërkon leje për t’u ngritur prapë. Do të vijë koha kur do të kërkojë leje tri herë dhe s’do të marrë përgjigje, derisa, kur të ketë kaluar një pjesë e natës dhe kuptojë se, edhe sikur t’i jepej leje, nuk do të lindte me kohë, do të thotë: ‘O Zoti im, sa e kam larg ngritjen! Çfarë mund të bëjë për njerëzit tash?’ Pastaj, do të kërkojë leje të kthehet mbrapa dhe do t’i thuhet: ‘Ngrihu prej aty ku je tash’, dhe do të ngrihet në Perëndim”. Pastaj Abdullahu recitoi ajetin «… s’do t’i sjellë kurrfarë të mire shpirtit që nuk ka besuar më herët dhe s’ka bërë punë të mira nga besimi » [Ahmedi]

image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here