6. Hixhama dhe sistemet e ndryshme trupore

0
267

1. Sistemi I qarkullimit të gjakut

Hixhama largon gjakun e shkatërruar, toksik dh 1498000_648199611905216_2088548216_oe ndryshon gjakun acidic në gjak alkalin duke prodhuar më shumë qeliza të bardha. Prandaj, pastron iritantët të cilët shkaktojnë inflamacion dhe dhembje. Lehtëson qarkullim të bollshëm të fluksit të gjakut nëpër arterie dhe enë të tjera të gjakut si pasojë e presionit të vogël tërheqës nga hixhama. Kjo lejon gjakun të qëndrojë I hollë dhe aktiv. Cdo organ në trup ka nevojë për ushqyerje nga gjaku për të qëndruar të shëndetshëm. Hixhama mundëson që , gjaku qarkullon në të gjithë trupin, duke ushqyer indet dhe duke fuqizuar sistemin imunitar. Hixhama është e shkëlqyeshme për hypertension, diabet, kolesterol të lartë dhe gjendjet e tjera të lidhura me koronaret apo gjakun.

2. Dermatologjik

Lëkura është organi më I madh I cili e detoksikon organizmin përmes djersitjes dhe yndyrërave. Nëse dëmtohet apo kequshqehet, nuk do funksionojë si duhet. Substancat toksike bllokohen dhe shkaktojnë iritime si pucrra, akne, skuqje, gjendje të ndryshme të lëkurës dhe alergji. Këto ndodhin pasi Qi energjia është e zënë rob/peng në organizëm dhe në gjak si pasojë oksigjeni nuk shpërndahet në mënyrë efikase në trup.

3. Sistemi Endokrin

Gjëndrrat, Hipofiza, gjëndrra Pineale, Tiroidja, Vezoret dhe Testiset shpesh kanë prirje të destabilizohen dhe të jenë shkaku kryesor I sëmundjeve te njerëzit. Hixhama e bën rivitalizimin dhe ushqyerjen e tyre me qarkullim të mirë të gjakut, oksigjen dhe Qi. Deri sa këto elemente janë të balancuara, pacienti do të përjetojë një ndjenjë të përgjithshme të mirëqenies duke qënë se këto gjëndrra kontrollojnë hormone tona, disponimin dhe shumë faktorë të tjerë biologjikë.

4. Sistemi Gastrointestinal

Hixhama e parandalon konstipacionin dhe qetëson Sindromin e Zorrëve Iritabile dhe diarrenë. Pastron traktin tretës si dhe mbron zorrët e holla dhe të trasha nga bakteriet, mikroorganizmat, acidet dhe substancat e tjera toksike. Gjithashtu normalizon edhe apetitin.

5. Sistemi Urino-gjenital

Gjendjet shëndetësore që godasin këtë sistem, largohen përmes hixhames, duke fuqizuar veshkat, fshikëzën urinare dhe organet e tjera të brendshme. Pastron bakteriet nga sitemet e brendshme dhe e detoksikon trupin.

6. Sistemi imunitar

Hixhama rritë numrin e qelizave të bardha të gjakut dhe e fuqizon sistemin imunitar. E rrite rezistencën ndaj sëmundjeve dhe inflamacioneve. Mbron nga patogjenët dhe kështu , nga sëmundja. Shenja lokale e ‘’maviosjes’’ apo diskolorimit të lëkurës e shkaktuar nga vendosja e kupës e vakum aktivizon qelizat e bardha të gjakut dhe e shëron trupin shpejtë dhe efikas. Hixhama e përmirëson shëndetin e përgjithshëm dhe është një terapi parandaluese dhe shëruese.

7. Sistemi Limfatik

Lëngu I stagnuar/bllokuar limfatik dhe gjaku I tillë vihen në qarkullim dhe nxirren nga trupi.Tërë sistemi I drenazhës limfatike kështu është në gjendje të punojë në mënyrë efektive dhe ti nxjerrë jashtë toksinat dhe substancat e tjera problematike nga trupi.

8. Sistemi Muskulo-Skeletorë

Hixhama zgjeron enët e gjakut në fijet muskulore. Prandaj, ato relaksohen, marrin fuqi dhe tonalitet. Rikuperon fijet muskulore spastike dhe supin e ngrirë. Hixhama e thatë dhe masazhuese është e shkëlqyeshme për relaksim dhe largim të dhembjes.
Hixhama përmirëson gjendjen e vet kockave dhe gjithashtu sëmundjet e dhembshme si artriti. Gjithashtu nxjerr jashtë gjakun toksik I cili e shkakton inflamacionin në gju, gishtat e këmbës, kycin e dorës, gishtat e dorës dhe nyjët e legenit etj. Përmirëson dhembjet e shpinës, legenit, qafës dhe supeve dhe relakson muskujt, duke I bërë ata të fuqishëm dhe të zhdërvjellët. Këta muskuj janë si pasojë janë të përgatitur ti mbajnë vendosmërishtë unazat e kurrizit dhe strukturën skeletore stabile dhe të mundësojnë mbështetje të mirë. Hixhama rindërton trupin skeletorë dhe muskulorë cka përmirëson statikën dhe funksionin.

9. Detoksikimi Natyral

Hixhama largon toksinat, helmet, qelbin, acidin uric, acidin laktik, lëngjet e tepërta dhe lëngjet e tjera të huaja në trup. Parandalon palëvizshmërinë e gjakut dhe bllokimin e gjakut të trashë dhe të pashëndetshëm që mbyll arteriet.

10. Sistemi Nervorë

Terapia me Hixhame të lagësht zgjeron dhe pastron enët e gjakut në kurriz, qafë dhe kafkë. Mundëson rrjdhje të shkëlqyeshme të gjakut dhe oksigjenim të këtyre regjioneve. Lejon të gjithë sistemet e trupit të funksionojnë në mënyrë efektive, deri sa I mundëson trurit një ushyeshmëri të mirë dhe duke mundësuar tajimin normalishtë të neurotransmiterëve.

11. Psikologjik

Promovon relaksim dhe e ulë tensionin në kokë dhe tru duke mundësuar që gjaku të qarkullojë normalishtë dhe oksigjenimi fuqizohet në atë regjion.

12. Sistemi I Frymëkëmbimit

Fluksi I rritur I gjakut rreth zemrës, mushkërive dhe tërë trupit mundëson që të gjitha pjesët e trupit të pranojnë oksigjenin në sasi të duhur. Frymëkëmbimi dhe gjendjet shëndetësore të mushkërive lehtësohen me hixhame pasi energjia shpërndahet nëpër trup dhe ka fluks të vazhdueshëm të gjakut dhe Qi.

13. Kontrollimi I Peshës

Hixhama aktivizon qarkullimin e mirë të gjakut dhe kështu e shtytë metabolizmin të punojë më shumë. Kjo e jep ndjesinë e urisë duke nxitur ushyeshmërinë e mirë dhe një lëvizje normale të rregulltë të zorrëve. Kështu, pasha e tepërt e panevojshme dhe uji I tepërt eliminohen nga trupi.

Përzgjodhen dhe përshtatën:
Dr.med. Flakron Sabedini dhe
Mr.sc. Vildane Limani Sabedini

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here