5 Ushqimet e ndaluara nga Kuran

0
179

Ushqimi i dikujt tjetër, që nuk merret ligjërisht – domethënë i blerë ose i dhuruar nga tjetri. Dëshmia kuranore që provon këtë ndalim është ajeti:
“Mos hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar!”
(Bekare: 188).
Arsument tjetër është edhe hadithi:
“Mos ta mjelë kush delen e tjetrit, veçse me lejen e tij.” Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi
1 Ngordhësira, ose ajo kafshë që ka ngordhur vetë. Këtu futen: kafsha e mbytur me shtrëngim, e mbytura nga uji, e rrëzuara, kafsha e vrarë nga një kafshë tjetër dhe kafsha e ngrënë nga egërsirat.
2 Gjaku i çdo lloji, sido që të jetë: i derdhur apo i mpiksur, në sasi të pakta apo të mëdha.
3 Mishi i derrit dhe çdo pjesë tjetër e tij, si gjaku, dhjami etj..
4 Kafsha që theret në emër të dikujt tjetër veç Allahut.
5 Kafsha që theret në tempuj apo altare. Kjo përfshin gjithçka që theret nëpër varre e tyrbe, të ciiat ndertohen si objekte për ata që adhurohen përveç Allahut, apo si ndërmjetësues tek Ai.
Argumenti i ndalimrt për të lartpermendurat, është ajeti kuranor:
“Juve u janë ndaluar: ngordhësira, gjaku, mish’i i derrit, ato që theret jo në emër të Allahut, e mbytura ne fytr e mbytura në ujë, e rrëzuara, e vrara (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira – përveç asaj që arrini ta therni – dhe ajo që është therur për idhuj.” (Maide: 3).
Në këtë ajet pra, përmenden të gjitha kategoritë e mishit të ndaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here