5 arsyet pse duhet të bëni dush të ftohtë

0
216

 

Bërja e dushit të ftohtë nuk ështëë e thënë të praktikohet secilën here që ju pastroheni, por kohë pas kohe do të ishte një mënyrë e mirë për mbrojtjen shëndetësore. Kultura moderne e njerëzve të fiksuar pas të mirave ka bërë që të harrojnë përparësitë e bërjes dush në ujë të ftohtë. Kështuqë, sa për t’ju rikujtuar, më poshtë po ju paraqesim disa nga përparësitë shëndetësore të bërjes së dushit të ftohtë.

1. Dushi i ftohtë përmirëson qarkullimin e gjakut
Duhet të dini se dushi i ftohtë rrit qarkullimin e gjakut në trup duke pompuar më shumë në organet e juaja vitale. Kjo mund të ketë shumë përparësi në kardio sistemin tuaj dhe mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut, pengon bllokimin arterial dhe paraqitjen e venave (varikozat).

2. Uji i ftohtë mund të jetë anti-depresant shumë i mirë
Gjatë larjes në ujë të ftohtë, keni rritje të adrenalines, si rezultat i numrit të impulsive elektrike që dërgohen nga nervat periferike në trurin tuaj. Kjo mund t’ju japë efekt të mirë anti- depresiv.

3. Uji i ftohtë është i mirë për flokët dhe lëkurën
Nëse doni të reduktoni flokët e dredhura dhe të mirëmbani shkëlqimin, duhet ti lani me ujë të ftohtë ndonjëherë. Uji i nxehtë ka tendencë të thajë flokët tuaj, përderisa uji i ftohtë i bën më të dendura, më pak të dredhura dhe të drejta.

4. Uji i ftohtë mund të përmirësojë aftësitë e juaja atletike
Lexoni edhe këtë: Pse kjo foto e Princeshes Diana po komentohet kaq shumë!
Shumë studime të publikuara në gazetën Amerikane të fiziologjisë tregojnë se atletët që zhytin veten në ujë të ftohtë pas trajnimeve intenzive, janë vërtetuar se arrijnë të kompletojnë më shumë punë dhe ushtrime gjatë trajnimeve të ardhshme.

5. Uji i ftohtë përmirëson nivelin mental
Duhet pranuar se kur doni të bëni dush të ftohtë ose të zhyteni në ndonjë pishinë me ujë të ftohtë, nevoitet shumë kurajo mental eta mbani veten për mos të hedhur më pas ujë të ngrohtë. Është vërtetuar se sa më shumë ti përballoni të ftohtit, aq më të adaptuar do të bëheni ndaj sfidave të ardhshme. Me një fjalë, të bëni një dush të ftohtë është sikur të forconi apo ashpërsoni trupin tuaj, dhe kjo është një gjë shumë e mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here