43 ishujt që lundrojnë në Moldavi

 Republika e Maldiveve ka nisur bashkëpunimin me kompaninë ndërtimore holandeze “Doklands international” për të ndërtuar arkipelagun më të madh lundrues në botë.

Është paraparë ndërtimi i 43 ishujve lundrues privatë me stacione për jahte si dhe me pishina.

Ishujt përmes kabllove dhe shufrave teleskopike do të forcohen në fund të detit dhe kështu do të bëhen stabile edhe në kohë me mot të lig.Për shkak të shpenzimeve dhe për mbrojtje të ambientit, ishujt do të ndërtohen në Indi dhe në Lindjen e Afërt dhe nga atje do të baten në Maldive.

Projekti është bërë nga kompania holandeze “Voterstudio”, do të realizohet nga kompania “Doklands internatoanl”, drejtori i përgjithshëm i të cilës Paul van de Kamp pohon se do të realizohet duke respektuar standardet ekologjike. Në fazën e parë do të shpenzohen 400 milionë euro.