20 vite nga mbarimi i luftës, në Bosnje gjurmët ende nuk janë zhdukur

0
236

bosnia-605x370

Vitet nuk i kanë fshirë gjurmët e luftës në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), të cilat edhe 20 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Dejtonit ende duken në ndërtesat, rrugët, parqet dhe sidomos në kryeqytetin e vendit, Sarajevë, raporton Anadolu Agency (AA).

Fotoreporteri i Anadolu Agency (AA) ka regjistruar disa pjesë në Sarajevë dhe qytete të tjera boshnjake, të cilat edhe sot e kësaj dite bartin gjurmët e luftës, pikërisht 20 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Dejtonit. Gjurmë në fasadat e ndërtesave dhe “trëndafili i Sarajevës”, vendi i shpërthimeve të predhave edhe sot tërheqë vëmendjen e vizitorëve në Sarajevë.

Marrëveshja Kornizë e Përgjithshme për Paqen në Bosnjë e Hercegovinë e njohur si Marrëveshja e Paqes e Dejtonit u nënshkrua në këtë ditë në vitin 1995 në Paris, e cila i dha fund luftës katërvjeçare në BeH.

Marrëveshja e Paqes e Dejtonit u nënshkrua nga përfaqësuesit e tri palëve në BeH dhe presidentët e Bosnjë e Hercegovinës, Alija Izetbegoviç, Serbisë Sllobodan Millosheviq dhe atij të Kroacisë Franjo Tugjman, në prani të fuqive botërore, pikërisht para përvjetorit të 20-të, më 14 dhjetor në pallatin Elise të Parisit.

“Kjo nuk është paqe e drejtë, por është më e drejtë se vazhdimi i luftës. Në një situatë të tillë, dhe në këtë botë ashtu siç është, një paqe më e mirë nuk është mundur të arrihet”, ka thënë Alija Izetbegoviq, pas ceremonisë së nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit në Paris.

Më parë, Marrëveshja e Dejtonit më 21 nëntor 1995 u parafua në bazën Wright-Patterson në Dayton të shtetit amerikan Ohio.

Kjo marrëveshje është rezultat i iniciativave diplomatike nga qeveria amerikane të cilën e filloi ndërmjetësi i atëhershem amerikan Richard Holbrook gjatë fushatës së presidenti të atëhershëm Bill Clinton.

Do të mbahet mend deklarata e Richard Holbrooke, krijuesi i Marrëveshjes së Dejtonit: “Po të mos ishte Alija Izetbegoviq, sot nuk do të kishte Bosnjë e Hercegovinë”.

Marrëveshja e Dejtonit, e cila shënoi fundin e luftës në BeH e cila filloi në vitin 1992, e formoi vendin në një mënyrën që përbëhet nga dy entitetet përbërëse – Republikës Serbe dhe Federatës së BeH-së. Sipas Dejtonit, Federatës së Bosnjë e Hercegovinës i takoi 51, ndërsa Republika Serbe 49 përqind e territorit. Është formuar dhe Distrikti Bërçko si njësi e veçantë territoriale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here