17. Duhan-pirja dhe Hixhama

0
217

Duhan-pirja dhe Hixhama
Tymi I duhanit përmban më shumë se 4000 lloje të ndryshme të kemikalieve të dëmshme si tar, nikotinë, benzene, monoksid karboni dhe cianid. Po pra edhe cianid, I cili ishte përdorë nga rezhimi I nazistëve më vitin 1940 për ti egzekutuar njerëzit në dhoma me gaz. behët I rrezikshëm kur nxehet në temperaturë përkatëse dhe kur është I koncentruar mundë ta mbysë njeriun për disa minuta. Një kemikalie tjetër shumë e rrezikshme që është gjetur në cigareta është poloniumi. Është element metalloid radioaktiv dhe prodhohet në minierat e uraniumit, po pra minierat e URANIUMIT. A kemi edhe shumë për të thënë? Ne mundë ta mbarojmë këtë shkrim këtu por do të vazhdojmë suke përkujtuar vëllezërit/motrat tonë musliman për rrezikun ku janë duke future veten e tyre dhe pasardhësit e tyre.Studimet Zviceriane kanë konfirmuar se Poloniumi ishte gjetë në trupin e Jaser Arafatit (ish Kryetar I Palestinës) dhe ata kanë pohuar me siguri se atë e kanë helmuar me të.
Ju nuk këni lindur me cigareta andaj edhe mundë të jetoni pa të, nuk është cigareta që ju mbani nën kontrollë por ajo është bërë që ju kontrollon juve edhe pse ju nuk e keni kuptuar deri tani. Ne kemi në anën tonë Allahun s.ë.t dhe në duhet gjithmonë të kërkojmë që Allahu të na japë fuqinë, vullnetin mental për ti luftuar dëshirën për duhan dhe eventualisht lënien e tij plotësishtë. Për shumë njerëz kjo është përpjekje e madhe dhe nëse qëllimi është lufta e duhanpirjes për hirë të Allahut, vetëm Allahu e di sa shumë do shpërblehet ky njeri. Ne mundë të vazhdojmë të japim të dhëna rreth llojeve të ndryshme të sëmundjeve, dëmeve dge efekteve anësore që mundë dhe do ndodhin nga pirja e cigaretave, por ju mundë të hulumtoni për më shumë duke kërkuar në google, dhe ju do keni në dispozicion një sasi të madhe të informative.

1380351_647309351984447_7685176301858513496_n
Dedikimi I këtij artilulli nuk është listimi I cdo pasoje të shkaktuar nga duhan-pirja. Port ë përkujtoj se pirja e duhanit është haram, e ndaluar, jo e lejuar. Qartësishtë hyn në grupin e substancave të dëmshme dhe në asnjë aspect nuk I sjell dobi trupit të njeriut. Po, është shumë e lehtë për tu thënë se sa për tu bërë, por duam të ju perkujtojmë se, për të fuqizuar fuqinë e vullnetit, jemi të sigurtë që një ditë ju do të bëheni prindër baba apo nënë, shumica prej nesh kanë dëshirë të kenë familje, nëse nuk do e braktisni duhan pirjen për veten tuaj së paku bëjeni këtë për fëmijët tuaj të ardhshëm. Mos u befasoni nëse sprovoheni me fëmijë mentalisht të dëmtuar pasi ju do jeni shkaku për shëndetin e dobët të fëmiut. Ne të gjithë kemi pjesën e lojës që duhet ta luajmë, qëndro I shëndetshëm, konsumo ushqim organic, të shëndetshëm, largohu nga barnat e ndryshëm, largohu nga rrezatimet e gjeneruara nga shume lloje të teknologjisë, ushtro dhe mbaj peshë normale që të kesh një bebe të shëndetshme. Cfarë do që ndodhë pas kësaj Allahu e di më mirë, por ne së paku mundë të themi ‘ne bëmë më të mirën që kishim mundësi’. Shohim fëmijët duke lozur me tablet,Iphonë dhe laptopë, e keni idenë sa shumë rrezatim dhe valë radioje transmetohen dhe ndikimin që kanë tek njerëzit posaqërishtë te fëmijët?
Duhan-pirja prodhon shumë toksina në trupin tuaj, kur monoksidi I karbonit arrin në mushkëritë tona, bllokon shumë rrugë nëpër të cilat duhet të kaloj oksigjeni, që logjikishtë I bie që ti do mbushesh edhe më shumë me substance toksike. Hixhameja është një mëtodë e shkëlqyer për detoksikimin e trupit, rekomandojmë që kur ndonjëri prej jush të ndjek ‘programin për lënien e cigaretave’ të përfshijë edhe hixhamen për ta ndihmuar trupin të shërohet. Shikoni ndonjë video për lënien e duhan-pirjes, shumë njerëz fillojnë të përdorin cigareta elektronike si ndihmë për braktisjen, ne mendojmë se është kohë e përshtatshme për të filluar dhe mbytur ngadal shprehinë e duhan-pirjes.
Mos harroni, gjithmonë kërkojeni ndihmën e Allahut, me mëshirën e Allahut ju do ta keni mundësinë për ta lënë këtë ves.

 
Përzgjodhen dhe përshtatën:
Dr.med. Flakron Sabedini dhe
Mr.sc. Vildane Limani Sabedini

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here