15 – O ZOTI IM, MOS MË LE VETËM (PA FËMIJË), E TI JE TRASHËGIMTARI MË I MIRË

0
276

O Zoti im, mos më le vetëm (pa fëmijë – djalë), e Ti je trashëgimtari më i mirë.[1]

رَبِّ لا تَذَرْنِي فَرْدًا وَأَنتَ خَيْرُ الْوَارِثِينَ

(Rabi la tedherni ferden ve ente hajrul verithin)

Komentim i lutjes

Kjo lutje e bekuar, është lutja e dytë e profetit Zekerija, alejhi selam, këtë lutje autori e rreshtoi pas lutjes së parë, e cila erdhi me shprehje të arritje të kërkimit të cilin e dëshiron, e që është të ketë një fëmijë, këtë lutje e bëri në formë të kërkimit, ndërsa kj lutje erdhi në formën e kërkimin që të mos ndodh një gjë që ai e urren, e që është të mbetet i vetëm pa fëmijë, dhe njëkohësisht kjo lutje përmban kërkim nga Allahu që ta furnizojë me një fëmijë, e që të dy lutjet janë në shkallën më të lartë të mirëselljes, kërkimit në formën më të bukur nga Zoti i gjithësisë, kështu që robi duhet të zgjedh metodat më fisnike që i përkasin lavdfalënderimit dhe kërkimit gjatë lutjes drejtuar Mbretit absolut, Zotit të tij Bujar.

“O Zoti im, mos më le vetëm (pa fëmijë – djalë)”, iu lut Allahut në heshtje e me përkushtim duke thënë: O Zot, mos më le të vetmuar pa fëmijë, e pa trashëgimtarë.

“e Ti je trashëgimtari më i mirë”, pra, Ti je më i Miri që mbet pasi që të gjithë vdesin, që është një lëvdatë për Allahun e Madhëruar i Cili qëndron përçdoherë, dhe flet për zhdukjen e çdo gjëje të gjallë pos Tij, që është një kërkim i mëshirës së Allahut, dhe një lutje me çfarë i përshtatet kërkesës me fjalën “Ti je trashëgimtari më i mirë”, në këtë rast është përdorur rrënja e mbiemrit superlativ , që është një retorikë e shtuar në lavdërimin e Allahut të Madhëruar, në shenjë kërkimi mëshire për t’u përgjigjur lutja.

Allahu iu përgjigj lutjes së tij, e furnizoi atë me një profet të mirë, të cili Vet Allahut e emërtoi ‘Jahja’, alejhi selam, dhe bëri që gruja e tij të jetë pjellore, pasi që ishte grua sterile, që është një fakt për fuqinë absolute të Tij, për të Cilin nuk ka gjë të pamundur as në tokë e as në qiej.

Dhe Allahu na njoftoi për shkakun e përgjigjjes ndaj lutjes së tij, Allahu thotë: “Me të vërtetë, ata nxitonin në vepra të mira”. Enbija, 90. Ata garonin për mirësitë e ndryshme, në forma dhe lloje të ndryshme, në kohërat e preferuara, duke e plotësuar në mënyrën më të mirë e më të përshtatshme “dhe ishin të përulur ndaj Nesh”. Enbija, 90. Ishin të përkushtuar në përulësi, modesti në çdo rast e çdo kohë.

“Na u luteshin, duke shpresuar (mëshirën Tonë), dhe duke druajtur (nga dënimi Ynë)”. Enbija, 90. Ata gjithashtu i frikoheshin Allahut, e luteshin për gjërat e dëshiruara, prej të mirave të dynjasë e ahiretit, e kërkonin mbrotjen e Tij nga gjërat e padëshiruara, prej dëmeve në këtë dynja e në ahiret, në rehati e në vështirësi, dhe në këtë ajet fjala është në kohën e tashme dhe kjo për dy dobi:

Lutjet e tyre të shpeshta, vazhdueshmëria e tyre në lutje me plotëdëshirë dhe frikërespekt, siç aludon në këtë fjala në kohën e tashme “shpejtojnë”.
Pasqyrim i ngjarjes në mendje, sikur lexuesi sheh në moment ndodhinë, prej ku ngjallet ndjekja e tyre në këtë vepër.
Përktheu nga gj. arabe: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] Sureja Enbija , 89.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here