Një Ç’AKORDIM lehtë i dallueshëm

0
219

Opinion nga Salih Kabashi

Një Ç’AKORDIM lehtë i dallueshëm

Dy herë në dy tubime të Opozitës ndër folës të tjerë e dëgjova edhe R. Haradinajn. Nuk prisja ndonjë mrekulli fjalimi, sepse e folura e tij, këtë e di gjithkush, është në armiqësi të patejkalueshme e të papajtueshme me gjuhën shqipe dhe me të gjitha dialektet e pasura e të bukura të saj.

Herën e parë, fjalimin e tij të 27 nëntorit, e tejkalova dhe dashamirësisht nuk e gjykova. Ishte një thirravaje servile që ai u bënte ndërkombëtarëve…

Fjalimi i tij i djeshëm në Pejë, pos me thirravajën e përsëritur u shqua edhe me fraza e thirrje lokaliste e primitive :

« Peja », « Dukagjini », « Rugova », « Peja » « Dukagjini »…

Pastaj rreshtat e parë të brohoritësve militantë të tij të parapërgatitur e të porositur… Për t’i treguar botës, bre ! sa fort e don pop’lli Ramushin…

Shihet haptas se R. H. në imagjinatën e tij e ndjen veten si farë guvernatori i Dukagjinit apo kajmekam i Pejës. E nuk është, sepse nuk mund të jetë…

Shoku në fjalë është dërrasë e pasigurt dhe ingranazh hileçar në mekanizmin opozitar :

Tepër pretendues si dhe irealisht e iracionalisht pretencioz për të qenê konstruktiv e johilexhi.

R. Haradinaj do të duhej të vetëshmangej e në fund të fundit t’i linte vendin dikujt nga haradinajt tjerë më të talentuar, të cilët me siguri nuk mungojnë dhe që patjetër do të kishin qenë shumë më të denjë se ai në artin e bërjes politikë.

Vini re ! Ramushi vetë nuk ka qëllim tjetër pos vetë Ramushin rrotoman të Kosovës.

Prandaj paraqitjet e tij janë aq në disacord me fjalimet e të tjerëve nga Opozita trepalëshe.

Haradinaj nuk mund të ketë vëlla më të mirë politik se sa Thaçin që natyrisht është, për mbrapshti, edhe shumë i zgjuar.

Këta, më shumë edhe se Isa Mustafa, për karrierë personale, pa pikë rahmeti do të shkelin një Kosovë të tërë… Një mikja ime me sabah shfaqi dyshimin e saj se për disa nga opozita këto protesta e manifestime dy marrëveshjet i kanë vetëm pretekst për të arritur synime të tjera që nuk dallojnë aq shumë me këto të garniturës së tashme udhëheqëse…

Mendoni pak edhe mos besofshit aspak !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here