11 sunete në ditën e Xhuma

0
258

Disa nga sunetet e ditës së xhuma dhe burimi i tyre sheriatik :
1.Gusulli(pastrimi)n­­ë diten e xhuma-(Buhariu 1951)

2.Veshja e rrobave të bukura(të pastërta dhe sipas rregullave të sheriatit)-(Ebu Davud)

3.Përdorimi i miskut(parfumit) dhe përdorimi i Misvakut-(Ibn Maxhah)

4.Shkuarja herët në xhami për namazin e xhumasë-(Buhariu 929 dhe Muslimi 1964)

5.Përpjekja për tu ulur sa më afër Imamit(mimberit)-(Ib­­n Maxhah dhe Tirmidhiu)

6.Nëse safat janë të mbushur tashmë , nuk duhet të hidheni mbi supet e të tjerëve që të arrini më përpara në safe-(Ebu Davud)

7.Dëgjimi me vëmendje i hutbes(ligjërimit nga imami)–(Buhariu 934)

8.Bërja e sa më shumë lutjeve(duave)-(Buha­­riu 893 dhe Muslimi 852)

9.Kërkimi i kohës kur pranohet lutja në diten e xhuma ,Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Me të vërtetë, në ditën e xhuma është një kohë në të cilën, nëse muslimanët e kalojnë duke iu lutur Allahut, Allahu me të vërtetë do t’u përgjigjet atyre.”-(Buhariu dhe Muslimi)

10.Leximi i sures Kehf , Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush e lexon suren El-Kehf ditën e xhuma, e mbulon drita prej këmbëve e deri në kupën qiellore, dritë që do të ndriçojë në Ditën e Gjykimit, dhe i falen të gjitha mëkatet (e vogla) midis dy xhumave.-(Hakimi 2/399 ,shejkh Albani në Sahih el-Xhami’, nr.6470)

11. Dërgimi i salavateve për të Dërguarin e All-llahut, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, gjatë ditës dhe natës së Xhuma. Ai, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Shtojini salavatet për mua gjatë ditës së Xhuma dhe gjatë natës së Xhuma. Kush dërgon për mua një salavat, All-llahu i dërgon atij dhjetë salavate.” esSunen elKubra, elBejheki, 3/353; el-Albani e bën hasen në esSilsile esSahiha, hadithi nr. 1407.

Shpërndajeni këtë tek të tjerët sepse Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kushdo që ngjall një sunnet prej sunnetit tim dhe njerëzit e praktikojnë atë do të ketë shpërblimin e njejtë sikur ata pa ju munguar shpërblimi atyre.” (Suneni i ibn Maxhas ,209)/xhamiambret

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here