10 ushqime që nuk ruhen në frigorifer

0
205

Ka disa ushqime që e kanë të nevojshme ruajtjen në frigorifer, pasi në të kundërt mund të thahen, vyshken, e madje edhe të prishen, por ka të tjera, të cilat ne shpesh gabojmë dhe i fusim në ftohësin tonë që kemi në shtëpi.

Më poshtë po ju tregojmë 10 ushqime që nuk duhet t’i fusni në frigorifer:

1. Domatet – humbasin aromën

2. Borziloku – përthith erërat e ushqimeve të tjera

3. Patatet – amidoni ju kthehet në sheqer dhe zbuten

4. Qepët – mund të myken

5. Avokado – nëse doni të zbutet nuk bën të ruhet në frigorifer

6. Hudhrat – nxjerrin sytha

7. Vaji i ullirit – duhet në vend të freskët dhe të errët, por jo në frigorifer sepse ngurtësohet

8. Kafja – humb aromën

9. Mjalti – kristalizohet

10. Buka – thahet

Këshilla shtesë …

Domatja në temperaturë të dhomësShumica bëjnë gabim duke e futur domaten në frigorifer. Më shumë vlera ushqyese dhe shije të mirë nga domatja do të keni nëse e ruani në temperaturën e dhomës, pra jo në frigorifer.

Mbajeni pataten nga qepa!

Edhe pse të dyja ushqimet ruhen në të njëjtën mënyrë, nuk është mirë t’i përzieni bashkë. Qepa njihet si “vjedhës” i lagështisë dhe më për këtë arsye patatja do të fillojë të prishet.

Mollët në plastikë

Mollët sezonale do të ekzistojnë dhe do të zgjasin me javë të tëra nëse i mbani në qese të plastikes e më pas t’i vendosni në frigorifer.

Erëzat e freskëta

Në qeset e plastikës i mbyllin fort erëzat e freskëta si majdanozi apo menta, në vend se ta bëni këtë, zhytni ato në një kovë me ujë dhe ngadalë mbulojini me plastikë, kështu ia zgjatni freskinë, së paku edh për një javë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here