10. Hulumtimet mikroskopike të gjakut Hixhamik

0
212

Një perspektivë e efekteve dhe dobive të artit të terapisë së lashtë Hixhama- Nga David Parker ND

hijama_cupping_blood_picture

Si neuropath, nutricionist dhe mjekues unë u intrigova të hulumtoj arësyet shkencore se pse arti I lashtë I kupëzimit apo Hixhama terapi është aq efektive në trajtimin e sëmundjeve të ndryshmë dhe gjendjeve të ndryshme shëndetësore.
Isha I fascinuar nga Hixhama e lagësht dhe isha kurioz që të dija më shumë për gjakun I cili nxirrej nëpërmjet kupës nga regjione të ndryshme të trupit.
Duke u nisur nga kjo pikë unë fillova ta analizon këtë gjak në mikroskopinë me fushë të errët dhe fushë të ndriquar.
Kjo u tregua shumë e saktë dhe më dëshmoi mua diqka për të cilën unë dyshoja.
Mostra e gjakut me shtresim të tharë e shikuar nën mikroskop me fushë të ndriquar vazhdimishtë tregoi koncentrim të lartë të metaleve toksike dhe kemikaleve, duke treguar gjithashtu shenja të aktivitetit bakterial dhe parazitar.

Pamja e gjakut të lëngshëm pra të pa tharë nën mikroskop me fushë të errët tregoi se aty kishte koncentrime të mëdha të acideve dhe proteinave inflamatore të cilat referohen zakonishtë me emrin fibrin.

Këto fenomene ishin më shumë prezente kur gjaku ishte nxjerrë nga regjioni ku pacienti përjetonte dhembje dhe inflamacion. Konkludova nga kjo se regjioni I dhembjes vepronte si magnet ndaj acideve, toksinave dhe patogjenëve.

Prandaj është shumë e logjikshme të supozojmë se largimi I këtyre substancave nga regjioni local do të japë lehtësim simptomatik; deri sa nxitet qarkullimi I gjakut të freskët për të dërguar nutrient shërues dhe oksigjen për indin e prekur, duke mundësuar kështu shërim dhe rigjenerim.

Ndryshimi I dietës, terapia e pastrimit dhe detoksikimit, bashkë me edukimin lidhur me largimin nga toksinat që janë të pranishme në ambientin ku jeton pacienti, unë e shoh Hixhaman e lagësht si terapi shtesë ahumë efektive në rrugën drejtë mirëqenies.

blood_picture1
Mbeturinat me natyrë protein të gjetura në mostrën e gjakut të hixhames e shikuar nën mikroskopin me fushë të errët. (Kjo zakonishtë gjendet kur dieta përmban shumë ushqim të fërguar dhe kur mungojnë enzimat për tretje të plotë të tyre)

blood_picture2
Formacione ‘’Rouleaux’’ dhe Fibrin që paraqiten në gjakun e freskët të hixhames nën mikroskop me fushë të errët.
(Renditja e këtillë e qelizave të kuqe të gjakut dhe proteinave inflamatore janë gjithmonë prezente në gjakun që është shumë acidic dhe në gjakun e infektuar)

blood_picture3
Pamja e duhur ideale e gjakut të freskët nën mikroskopin me fushë të errët
Vështroni qelizat e kuqe se si qëndrojnë të ndara në hapsirën e tyre personale në këtë mënyrë duke pas lirinë të udhëtojnë nëpër rrjetin trupor të kapilarëve, të cilat në disa raste kanë diametër aq të ngushtë sa për të kaluar vetëm një qelizë e kuqe. Vështroni qelizat e bardha të gjakut që notojnë të lira dhe që njihen si neutrofile, duke e pasë lirinë të patrollojnë nëpër trup për të kërkuar toksinat dhe patogjenët)

blood_picture4
Metalet toksike të cilat shihen në njërin skaj të mostrës së tharë të gjakut nën mikroskopin me fushë të ndriquar. (Sa më e trashë dhe më e dendur që është shiriti I përhimët, aq më shumë metale janë të pranishme në gjak)

blood_picture5
Proqese degjenerative të verejtura nën mikroskopinë me fushë të ndriquar
(Hapsirat e bardha të cilat duken këtu indikojnë se indet të cilat janë të lidhura me sistemin vaskular janë të inflamuara duke ushqyer kështu formimin e pllakave aterosklerotike, metaleve toksike dhe kolesterolit)

blood_picture6
Si do duhej të dukej mostra e gjakut të tharë nën mikroskopinë me fushë të ndriquar
(Vështro mungesën e hapsirave të bardha, skaji anësor I pastërt që nuk shfaqë metale toksike dhe vijat e zeza që lidhen njëra me tjetrën në formë rrjete)

David Parker punon në fushën e nutrisionit klinik, neuropatisë dhe hulumtimet e efektivitetit të teknikave mjekuese si asaj moderne ashtu edhe saj të lashtë.

Vlerësimi mikroskopik I gjakut është njëra mënyrë e përcaktimit të statusit nutricional si dhe të elementeve toksike të pranishme në gjakun e një personi.
Një vlerësim para dhe pas është I dobishëm në përcaktimin e ndryshimeve të cilat ndodhin si rezultat I aplikimit të terapisë.
David Parker ND, DIP ION, DIP EAV
www.stepstoperfecthealth.co.uk
stepstoperfecthealth@yahoo.co.uk
50 Malvern Road
Hampton
Middlesex
TË12 2LN
Përzgjodhen dhe përshtatën:
Dr.med. Flakron Sabedini dhe
Mr.sc. Vildane Limani Sabedini

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here